Home / Lajme / Rajon / Dialogu me Serbinë merr “vizën” nga Kuvend

Dialogu me Serbinë merr “vizën” nga Kuvend

2 mars-
Sipas tij, dialogu Kosovë-Serbi do të përmbyllë përfundimisht armiqësitë ndërmjet dy shteteve.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se ende nuk dihet kur do të fillojnë negociatat për faktin se agjenda do të realizohet pas koordinimit me BE-në dhe SHBA-të

Qeveria e Kosovës ka vendosur që gjithçka që ka të bëjë rreth dialogut me Serbinë të shkojë përmes Kuvendit të Kosovës.

Kryeministri Hashim Thaçi, të mërkurën, në mbledhjen e Qeverisë, tha se Kuvendi i Kosovës duhet të japë fjalën e vet sa i takon çështjes së bisedimeve me Serbinë.

Sipas tij, dialogu Kosovë-Serbi do të përmbyllë përfundimisht armiqësitë ndërmjet dy shteteve.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se ende nuk dihet kur do të fillojnë negociatat për faktin se agjenda do të realizohet pas koordinimit me BE-në dhe SHBA-të

Kuçi tha se Kosova nuk i frikësohet dialogut me Serbinë dhe se pas dialogut Kosova do të dalë fituese.

Në mbledhjen e Qeverisë u mor vendim që të ndahen 40 mijë euro për manifestimet “Epopeja e UÇK-së”

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *