Home / Lajme / Maqedoni / Digjen dy banesa në Gostivar

Digjen dy banesa në Gostivar

8 mars-
Si rezultat i një zjari mbrumë në orët e vonshme të mbrëmjes në Gostivar dy banesa janë djegur tërësisht, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.Në shuarjen e zjarit i cili kaploi dy banesat në rrugën “Pavle Avramovski”, në Gostivar, kanë qenë të kyçura katër ekipe të zjarrfikëse. Lufta me zjarrin ka zgjatur rreth 3 orë, ndërsa gjatë intervenimit janë evakuuar të gjithë personat.

Për pasojë të zjarrit që ka shpërthyer mbrëmë rreth orës 23, në rrugën JNA në Gostivar, janë djegur dy banesa dhe dëmtuar disa të tjera.Në bazë të dëshmitarëve okularë, zjarri ka shpërthyer si pasojë e oxhakut të papastruar dhe erës së fort që fryrë mbrëmë.

Komshiu Dobre Stojanovski deklaroi se është njoftuarë nga ora 22 30 kur është hetuarë zjarri“neve na kanë njoftuar nga ora 22 30 kur e kanë hetuar tgjithë por zjarri kishte filluar më herrët, zjarrfikësit kanë qenë këtu nga ora 19 e 730 fjala se e kanë sanuar dhe iu kanë thënë ta lagin, oxhakun por cka ka qenë kjo punë nuk dihet.

Unë mezi e shpëtova banesën timë sepse u ofrua shumë afër.Sinan Rexhepi banon aty afër I cili thote se banesa e tij është mbushur më ujë dhe ai është dashur që të qëndroj aty deri në ora 2 e 30 minuta për ta pastruar.

Rasti është konfirmuar edhe nga Serktori I Punëve të Brendëshme I Tetovës. Zëdhënësi I SPB-së së Tetovës, Marjan Josifoski, është shprehur, se menjëherë pas lajmërimit të rastit pjestarë të policisë kanë bllokuar rrugën JNA, që të mundë zjarrfikësit lirshëm të kryejnë punën e tyre.

“Mbrëmë ka shpërthyer zjarr në nënkulmin e objektit banesorë në rrugën “avle avramovski në gostivar”, për kohë të shkurtër shpejt është përhapur zjarri dhe janë djegur dy banesa në atë ndërtesë, me intervenimin e zjarrfikësve diku rreth orë 1 pasmesnate zjarri është lokalizuar shkaqet dhe dëmet materiale janë duke u konfirmuar.

Menjëherë pas lajmërimit të rastit janë evakuuar tgjithë banorët e ndërtesës ndërsa janë bllokuar dhe rrugën JNA dhe Pavle Avramovski, meqëllim ndihmesën e katër veturave zjarrfikëse dhe dhjetra zjarrfikësve për të shuar zjarrin” tha zëdhënsi I MPM Marijan Josifoski.

Hetimet kanë vazhduar edhe ditën e sotme për të konfirmuar shkaqet e zjarrit, të mbrëmshëm që për fat të mirë ka mbaruar pa pasoja në njerëz.

Përndryshe në momentin e përhapjes së zjarrit, në banesën e parë nuk ka pasur banorë, gjë që ka bërë më rehat të përhapet zjarri.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *