Home / Lajme / Maqedoni / Diskriminimi i shqiptarëve në Maqedoni

Diskriminimi i shqiptarëve në Maqedoni

28 mars-
Në institucionet komunale vazhdon të jetë në rritje e sipër fobia ndaj çështjeve që kanë të bëjnë me shqiptarët, ndaj shpeshherë praktikohen anashkalimi dhe refuzimi i kërkesave me arsyetimin se nuk janë në gjuhën zyrtare. Këto dëshmohen nga shumë dëshmitarë që janë viktima të fobisë institucionale.

Mungesa e saktësimit të ligjeve të posaçme që kanë të bëjnë me zgjidhjen e statusit të shqiptarëve në Maqedoni, po mban në qendër të vëmendjes fobinë, e cila aplikohet në çdo sferë shoqërore dhe institucionale, por edhe në jetën private.

Shumica e institucioneve të Maqedonisë nuk e praktikojnë gjuhën shqipe, por edhe refuzojnë aplikimin e saj, një situatë që shfaq dozën e pranueshmërisë së albanofobisë.

Praktikimi i gjuhes shqipe nuk ndodh as në tabelat treguese, faqe interneti, pankarta dhe materiale të ndryshme propagandistike e deri te treguesit e rrugëve, ku në një fshat maqedonas në perëndim të Maqedonisë, mbishkrimi në shqip është shkarravitur.

Në institucionet komunale vazhdon të jetë në rritje e sipër fobia ndaj çështjeve që kanë të bëjnë me shqiptarët, ndaj shpeshherë praktikohen anashkalimi dhe refuzimi i kërkesave me arsyetimin se nuk janë në gjuhën zyrtare. Këto dëshmohen nga shumë dëshmitarë që janë viktima të fobisë institucionale.

Sipas sondazhit të Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN), shumica e qytetarëve – 53 për qind, vlerësojnë se në vendin tonë ekziston fenomeni i diskriminimit dhe se ai shfaqet më së shpeshti në bazë të përkatësisë etnike dhe politike.

Në hulumtimin e titulluar: “Diskrimimi në Maqedoni në bazë të përkatësisë etniuke” duke u bazuar sipas dëshmitarëve që janë viktima të fobisë institucionale theksohet se, diskrimimin ndodhë gjatë aplikimit për punë dhe gjatë kërkimit të shërbimeve në administratën publike, e vecanarishtë në polici dhe shëndetësi, por edhe në kafeteri të ndryshme, diskoteka si dhe në arsim.

Sipas kësaj ankete shumica e shqiptarëve vlerësojnë se janë të diskriminuar në të gjitha sferat e jetës. Anketa është realizuar gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar me 1.074 respondentë. INA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *