Home / Lajme / Maqedoni / Dita e Komunës, nderohen kontribuesit në sfera të ndryshme

Dita e Komunës, nderohen kontribuesit në sfera të ndryshme

Tetovë, 3 mars- “Është datë që duhet të perceptohet si një fillim i një periudhe të re ku vlerat demokratike dhe civilizuese zëvendësuan mentalitetin e njëmendësisë ndërkaq për komunën e Tetovës kjo ishte një kthesë historike që garantoi ritme të reja zhvillimi”, tha Bexheti.

Me një ceremoni solemne komuna e Tetovës të enjten ka nderuar me mirënjohje personat të cilët kanë kontribuar në sfera të ndryshme për qytetin e Tetovës.
Me rastin e 3 Marsit Ditës e komunës së Tetovës, komuna e Tetovës në vitin 2011 ka ndarë dhurata personave të shquar fizik dhe juridik në shenjë faleminderimi për rezultatet e arritura në fusha të ndryshme të jetës së përditëshme dhe për kontributin e dhënë në afirmimin e qytetit të Tetovës.

Me këtë rast mirënjohje për kontribut në sferën e shkencës mirënjohje i nda doktor Murtezan Ismailit, në fushën e arsimit disa veteranëve të arsimit, në fushën e OJQ-së organizatës “ Eko Natyra” Tetovë, në sferën e kulturës Shoqërisë Kulturor-artistike “Jehona e Malësisë së Sharrit”- Tetovë, grupit Elita 5.

Në sferën e biznesit dhuratë u nda edhe për fabrikën “Renova” nga fshati Xhepçisht, në fushën e gazetarisë Urim Hasipi, gazetar në Televizionin Koha-Tetovë dhe korespodent i gazetës Koha, Aleksandar Samarxhiev, gazetar në TV “Kis” Tetovë etj.

Me këtë rast kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti, tha se kjo ditë na përkujton vitin 1992, formimin e këshillit të parë pluralist të komunës së Tetovës që si ngjarje hapi para nesh horizontin e pluralizimit politik dhe të jetës demokratike edhe në qytetin e Tetovës.

“Është datë që duhet të perceptohet si një fillim i një periudhe të re ku vlerat demokratike dhe civilizuese zëvendësuan mentalitetin e njëmendësisë ndërkaq për komunën e Tetovës kjo ishte një kthesë historike që garantoi ritme të reja zhvillimi”, tha Bexheti.

Gjatë seancës solemne të këshillit komunal, poashtu dhurata dhe mirënjohje u ndanë edhe për sfera tjera si në bujqësi, sport, arritje personale, institucione të ndryshme, nxënësve të suksesshëm që kanë marrë çmime në gara shtetërore etj.

Ndërkaq, në orët e mbrëmjes është paraparë të mbahet një koncert festiv me rastin e ditës së komunës, ndërsa poashtu pritet që Lazim Destani të shpallet qytetar nderi i Tetovës. Vitin e ardhshëm pritet të shënohet 20 vjetori i konstituimit të këshillit të parë pluralist të Tetovës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *