Home / Lajme / Maqedoni / Djali dogji babain në Zajaz të Kërçovës

Djali dogji babain në Zajaz të Kërçovës

24 mars-
I akuzuari i parë më 18 mars, pas një konstruksioni të vrasjes me një pistoletë ilegale dhe një shishe me benzinë kishte nisur aksionin e vrasjes së babait të tij. Arsyet e vrasjes ishin marrëdhëniet e përkeqësuara disa vite me radhë midis tyre.

Në fshatin Zajaz të Kërçovës ndriçohet rasti i gjetjes së kufomës së djegur në një makinë të djegur nga zjarri në aksin rrugor Kërçovë-Gostivar.

Sipas policisë, kufoma e djegur është Kadri Nasufi, 71 vjeç nga Zajazi, i cili u vra në mënyrë të organizuar nga djali i tij që po shoqërohej nga një bashkëautore, e cila ka kryer vrasjen me një pistoletë dhe më pas i është vënë zjarri makinës.

Policia theksoi se të dyshuarit janë R.N (41) nga fshati Zajaz dhe shoqja e tij L.Z (26) nga fshati Shemshovë të Tetovës.

I akuzuari i parë më 18 mars, pas një konstruksioni të vrasjes me një pistoletë ilegale dhe një shishe me benzinë kishte nisur aksionin e vrasjes së babait të tij. Arsyet e vrasjes ishin marrëdhëniet e përkeqësuara disa vite me radhë midis tyre.

Vrasja është kryer nga 26 vjeçarja e cila ka mashtruar plakun 71 vjeçar që të shkojë në lokalitetin “Pusi i Seferit” në afërsi të aksit Kërçovë-Gostivarit dhe me të mbërritur ajo ka goditur plakun me dy plumba në gjoks, duke e lënë të shtrirë në makinën e tij “Mercedes Benz”. Menjëherë pas vrasjes në vendin e ngjarjes ka mbërritur djali i viktimës R.N, i cili i ka vënë menjëherë zjarrin makinës, në të cilën gjendej edhe trupi i pajetë i babait të tij.

Policia pas hetimeve të bëra ka gjetur vendin e djegies së makinës, por edhe pistoletën me të cilën ishte vrarë viktima

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *