Home / Lajme / Rajon / Dorëhiqet raportuesi për Maqedoninë Zoran Taler

Dorëhiqet raportuesi për Maqedoninë Zoran Taler

21 mars-“Dorëheqja ime duhet të mundësojë hetimin, pa asnjë presion, të të gjitha fakteve dhe rrethanave të kësaj përpjekjeje për të kompromentuar emrin tim. Në përputhje me standartet e mia etike, do të dëshiroja që të zbulohej e vërteta e cila do të dëshmonte kush ka vepruar sipas ligjit e kush jo”, deklaroi euro-deputeti, i cili me këtë akt lë bosh edhe pozicionin e raportuesit për Maqedoninë, disa javë para votimit në seancë plenare të projekt-rezolutës më të fundit për vendin

Eurodeputeti Zoran Thaler, dha sot dorëheqjen për të mundësuar hetimet, pa pengesa, për dyshimet që rëndojnë mbi të për korrupsion. Gazeta britanike ‘Sunday Times’ akuzon sllovenin Thaler dhe dy euro-deputetë të tjerë, austriakun Ernst Strasser dhe rumunin Adrian Severin, se kanë propozuar amendamente për një projekt-ligj mbi bankat, në këmbim të rryshfetit. Gazetarë të kësaj medie janë paraqitur si lobistë pranë 60 euro-deputetëve, duke iu kërkuar favore për një klient imagjinar rus. Vetëm 14 euro-deputetë u janë përgjigjur, ndërsa 3 prej tyre akuzohen nga gazeta pasi bisedat me to janë regjistruar me kamera të fshehtë. Austriaku Ernst Strasser dha dorëheqjen, e sot edhe Zoran Thaler, i cili të dielën, në një komunikatë për shtyp, deklaroi se e dinte që çështja ishte e dyshimtë dhe se jo vetëm nuk kishte pranuar para, por po hetonte nga ana e tij kush ishin këta persona që i ishin dukur të dyshimtë, sipas tij, që në fillim.

“Dorëheqja ime duhet të mundësojë hetimin, pa asnjë presion, të të gjitha fakteve dhe rrethanave të kësaj përpjekjeje për të kompromentuar emrin tim. Në përputhje me standartet e mia etike, do të dëshiroja që të zbulohej e vërteta e cila do të dëshmonte kush ka vepruar sipas ligjit e kush jo”, deklaroi euro-deputeti, i cili me këtë akt lë bosh edhe pozicionin e raportuesit për Maqedoninë, disa javë para votimit në seancë plenare të projekt-rezolutës më të fundit për vendin.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *