Home / Lajme / Maqedoni / Edhe një godtije për BDI-në

Edhe një godtije për BDI-në

16 mars-
Ata përfunduan edhe debatin për ndryshimet kushtetuese rreth ekstradimit dhe emërimit të kryetarit të ri të KSHZ-së, votimi për të cilat është caktuar të premten për shkak se nevojiten 2/3 e votave. Mbetet enigmë qasja e BDI për këto pika që pritet të miratohen të premten.

Thellohet kriza politike në vend. Seancën e sotme parlamentare e bojkotoi edhe grupi parlamentar i BDI-së. Nga partia e Ahmetit heshtin. Jo zyrtarisht, si arsye kryesore për një hap të tillë theksohet propozimi që Dimitar Bogov të jetë guvernatori ri i Bankës Popullore të Maqedonisë.

Ndërsa grupi parlamentar i BDI priste në zyrë që VMRO DPMNE t’i ftonte në seancë, ata vazhduan punimet vetëm me partnerët e koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” duke votuar edhe guvernatorin e ri.

Ata përfunduan edhe debatin për ndryshimet kushtetuese rreth ekstradimit dhe emërimit të kryetarit të ri të KSHZ-së, votimi për të cilat është caktuar të premten për shkak se nevojiten 2/3 e votave. Mbetet enigmë qasja e BDI për këto pika që pritet të miratohen të premten.

Nuk u pranua edhe kërkesa e PLD që emërimi i kryetarit të KSHZ, e guvernatorit të Bankës Popullore, Regjistrimi i popullsisë dhe Kodi Zgjedhor të hiqen nga rendi i ditës për shkak se për to nevojitet konsensus nga të gjitha grupet parlamentare.

Nga PLD thanë se një procedurë e tillë nuk kontribuon në përmirësimin e situatës politike por përkundrazi e thellon edhe më shumë atë, dhe se është e palejueshme që çështjet të gjejnë zgjidhje me forcë. Kryetari i ri i KSHZ sipas VMRO DPMNE-së do të ketë legjitimitet që të përmbushë aktivitetet e këtij institucioni nëse parlamenti vendos të shpërbëhet.“Shihet qartë se në vend që çështjet të shkojnë në drejtimin e duhur, në këtë parlament ato shkojnë në drejtim të gabuar.

Mendoj se nuk është mirë. Tani shohim se mungon edhe BDI në sallë, pra mbetet vetëm koalicioni juaj që kryen punët me forcë. Duket qartë se VMRO DPMNE nuk dëshiron që asnjë punë ta kryejë në mënyrë serioze” tha Roza T. Karevska, PLD.

“Nëse voton numri i mjaftueshëm i deputetëve atëherë kjo do të thotë se KSHZ-ja ka legjitimitet të plotë të zbatojë të gjitha aktivitetet në periudhën e ardhshme pavarësisht nëse janë aktivitete jashtë zgjedhjeve apo aktivitete në rast se parlamenti merr vendim për shpërbërje të tij” tha Ilija Dimovski, VMRO DPMNE.

“I ftoj kolegët deputetë nga opozita, në veçanti deputetët e partisë politike që e propozuan këtë kandidat, nëse nuk na respektojnë neve le ta respektojnë propozimin e tyre- le të vijnë ta votojnë dhe pastaj nëse mendojnë se duhet të vazhdojnë me bojkot, le të vazhdojnë” tha Trajko Veljanovski kryetar i Kuvendit.

PLD reagoi edhe për përbërjen e komisionit të përkohshëm parlamentar për mbikëqyrje të Listës Zgjedhore e cila është bërë pa konsulta me opozitën.“Habitem si u gjeta në atë listë, unë nuk jam kompetente për një çështje të tillë. Si është e mundur kjo, kur partitë nuk kanë dhënë propozime. Ju lutem për çështje të këtilla nevojitet konsensus” tha Roza T. Karevska, PLD.

“Si parti në pushtet, nuk i shmangemi përgjegjësisë aty ku duhet… prandaj dëshirojmë t’i eliminojmë dyshimet se listat janë të tilla apo të atilla” tha Svetllana Jakimovska, VMRO-DPMNE.Në këtë seancë pritet të miratohen edhe ndryshmet e propozuara në Kodin Zgjedhor si dhe shtyrja e regjistrimit të popullsisë për në tetor.

Sipas VMRO DPMNE arsye kryesore për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë është ndikimi i atmosferës së zgjedhjeve të parakohshme gjithnjë e më të mundshme, tek regjistrimi dhe anasjelltas.

Me 62 vota për dhe pa praninë e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të asnjë partie opozitare, Kuvendi emëroi, Dimitar Bogovin për Guvernator të ri të Bankës Popullore.

Në shenjë revolte deputetët e partisë së Ahmetit nuk ishin prezent në seancën parlamentare, sepse paraprakisht nuk ishte marrë parasysh kërkesa e tyre për tërheqjen e propozimit nga presidenti Ivanov që Bogov të jetë guvernator i ri.

Ahmeti vendimin e Ivanovit e kishte quajtur veprim arbitrar. Ndërkohë Komisioni për financa dhe buxhet ku duhej që kandidati i për guvernator të shpalosë programin e tij nuk e mbajti mbledhjen sepse Bogov nuk u paraqit në mbledhje.

Kryetari i këtij komisioni, Jovan Manasievski tha se është i befasur nga një veprim i tillë i Bogovit sepse ai më parë e kishte konfirmuar prezencën e tij në mbledhje.“Jam i befasuar negativisht nga situata sepse unë paraprakisht bisedova me zoti Bogov javën e kaluar.

Fillimisht ai ishte shprehur i disponuar për të paraqitur programin e tij por i nevojiten konsultime shtesë. Për fat të keq në bazë të këtyre konsultimeve ai është përcaktuar të mos vijë këtu” tha Jovan Manasievski, kryetar i komisionit për financa dhe buxhet. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Kërsto Mukovski deklaroi se partia liberal demokrate nga kjo situatë dëshiron të rritë rejtingun e saj partiak.

“Mendoj se qëllimi i kësaj mbledhje të thirrur nga ana e Manasievskit ka një qëllim, promovimin i tij personal dhe promovim i partisë së tij”tha Kërsto Mukovski, Deputet i VMRO-SPMNE-së.

Ndaj deklaratës së Jovan Manasievskit ka reaguar edhe vet Bogov i cili ka thënë se ai ka respektuar procedurën e zgjedhjes së guvernatorit të Bankës Popullore, procedurë në të cilën nuk është parashikuar debat në komisionin për financa dhe buxhet.

“Pavarësisht se a më pëlqen procedura apo jo, ajo është e tillë dhe unë e respektoj. Fakti se plotësisht i përmbahem ligjit për Bankën popullore dhe rregulloren për punë të Kuvendit të cilat janë miratuar nga deputetët, janë dëshmi më e mirë për respektin tim për këtë institucion”, thuhet në reagimin e Bogovit.

Pas emërimit të tij për guvernator Bogov në deklaratë me shkrim ka thënë se synim i tij do të jetë ruajtja e stabilitetit të çmimeve dhe kursit stabil të denarit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *