Home / Lajme / Maqedoni / Edhe policët dhurojnë gjak

Edhe policët dhurojnë gjak

14 mars-
”Aksionet tona nëpër shërbime dhe institucione janë të vazhdueshme dhe kemi hasur në një mirëkuptim dhe bashkëpunim nga ana e tyre. Edhe nga ana e policisë kemi përkrahje dhe ata janë gjithmonë të gatshëm të na përkrahin neve. Në vit kemi grumbullojmë prej 2 mijë deri në 3 mijë litra gjak, që për momentin i plotësojnë kërkesat dhe nevojat tona, por asnjëherë nuk dihet dhe nuk mund të themi se mjaftojnë”, thotë Baftjari.

Pjesëtarë të Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë, i janë bashkangjitur aksionit për dhurimin e gjakut, transmeton Televizioni Koha në Tetovë.

Në Stacionin policor të Tetovës, sot dhjetëra polic kanë dhuruar gjak, në aksionin e Shërbimit të Transfuziologjisë të Spitalit Klinik të Tetovës. Policët shprehen se gjithnjë përkrahin këtë aksion për dhurimine gjakut, për të shpëtuar jetë në kohë dhe momente të caktuara.

Ata thonë se edhe kjo është një mënyrë për të ndihmuar popullatën e këtushme. “ne çdo vit dhurojmë gjak, jemi të anëtarësuar dhe çdo herë është kur paraqitet nevoja ne jemi të gatshëm të dhurojmë gjak, që të nidhmojmë pacientët dhe spitalin”, thotë një polic.

Ndërkaq, Irfan Baftjari, sepcialist transfuzliolog, në Spitalin Klinik të Tetovë, thotë se përkrah aksionet e dhurimit të gjakut janë të mirëpritur, ndërsa nevojat për gjak janë të mëdha. Ai thotë se në vit grumbullohen afër 2 mijë litra gjak, kurse nevojat janë më të mëdha.

”Aksionet tona nëpër shërbime dhe institucione janë të vazhdueshme dhe kemi hasur në një mirëkuptim dhe bashkëpunim nga ana e tyre. Edhe nga ana e policisë kemi përkrahje dhe ata janë gjithmonë të gatshëm të na përkrahin neve. Në vit kemi grumbullojmë prej 2 mijë deri në 3 mijë litra gjak, që për momentin i plotësojnë kërkesat dhe nevojat tona, por asnjëherë nuk dihet dhe nuk mund të themi se mjaftojnë”, thotë Baftjari.

Ndryshe, nga Policia e Tetovës, njoftuan se edhe në aksionet e tjera policia i është përgjigjur aksionit për dhurimin e gjakut.Nga Policia e Tetoves, njoftuan se rreth 40 police i jane bashkangjitur ketij aksioni, ndersa aksionit i eshte bashkangjitur edhe vete kryeshefi i Sektoit per Pune te Brendeshme ne Tetove Shefik Bajrami(U.H)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *