Home / Lajme / Maqedoni / Edhe Zhelina me sallë sporti

Edhe Zhelina me sallë sporti

13 mars-
Kryetari I komunës së Zhelinës Fatmir Izairi, u shpreh i kënaqur me investimet e deritanishme.“Palestra sportive që sot I vëndohet gurrëthemeli e që për një vit do jetë edhe realitet ka një domethënie të madhe pasi që është njëri ndër investimet më capital dhe me vlerë më të madhe. Ky project bashkë me disa projekte të qeverisë si shkolla në Leshnicë, ambullanta në Merovë ujsjellsoi në strimnicë zhelinë pallatic e trebosh dëshmojnë që ne jemi të vendosur që këtë komunë ngadalë por me hapa të sigurt ta urbanizojmë dhe ecim përpara” tha Fatmir Izairi, kryetar i Komunës së Zhelinës.

Urim Hasipi
Në kuadër të projektit për ndërtimin e 145 sallave të sportit, gurrëthemelin e radhës e ka fituar sot edhe shkolla fillore “luigj gurakuqi” e Zhelinës.

Ministrja e arsimit dhe shkencës e Maqedonisë Lindita Qazimi ka deklaruar me këtë rast se salla do I plotëojë të gjithë standardet e një salle evropjane sporti, ndërsa ndërtimi i saj do zgjasë një vit.Me këtë rast ka falenderuar ministrinë dhe qeverinë për punët e bëra edhe kryetari I Komunës së Zhelinës Fatmir Izairi, i cili tha se me investimet që qeveria ka bërë në këtë komunë, mundësohet një zhvillim i shpejtë dhe i mirë i Zhelinës.

“Është salla e nëntë me radhë që fillon të ndërtohet për shkollat me mësim në gjuhën shqipe. E tërë vlera e projektit është afër 700 000 euro, dhe shpresojmë se në afatin e paraparë kohorë brenda një viti të përfundojnë punimet për ndërtim të sallës. Salla parashef tgjitha parakushtet bashkëkohore për realizimin e aktiviteteve sportive” tha Lindita Qazimi, zëvendësministre e Arsimit dhe Shkencës.

Kryetari I komunës së Zhelinës Fatmir Izairi, u shpreh i kënaqur me investimet e deritanishme.“Palestra sportive që sot I vëndohet gurrëthemeli e që për një vit do jetë edhe realitet ka një domethënie të madhe pasi që është njëri ndër investimet më capital dhe me vlerë më të madhe. Ky project bashkë me disa projekte të qeverisë si shkolla në Leshnicë, ambullanta në Merovë ujsjellsoi në strimnicë zhelinë pallatic e trebosh dëshmojnë që ne jemi të vendosur që këtë komunë ngadalë por me hapa të sigurt ta urbanizojmë dhe ecim përpara” tha Fatmir Izairi, kryetar i Komunës së Zhelinës.

Edhe zevendeskryeministri Ademi, foli per sallat qe ndertohen ne Maqedoni.

“Kjo sallë fillon të ndërtohet pas hapjes së sallave në: Zherovjan, Sllupcan, Poroj, Saraj, Sh.M Medicinale-Tetovë dhe fillimit të punimeve në Likovë, në Negotinën e Pollogut, SHM të Gjimnazit të Tetovës dhe Tetkstile, në Reçicë të Madhe, kurse javën tjetër do të fillojmë sallë me dimensione të njëjta edhe në Llabunisht të Komunës së Strugës dhe së shpejti edhe në kuadër të USHT, që do të jetë palestër sporti.

Të gjitha këto që i përmenda nga projekti i 145-së sallave nuk janë projekte të vetme, sepse përveç furnizimit falas me libra, furnizimit me banka, përkthimit të 1000 titujve të sferave të ndryshme, furnizimit me laborator të universiteteve, përmirësimit kualitativ të ligjeve, nuk kanë munguar edhe investimet në rekonstruimin dhe ndërtimin e objekteve të shkollave fillore dhe të mesme, si dhe objektin e USHT-së”, theksoi Ademi

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *