Home / Lajme / Maqedoni / Ekskluzive:Hiqet flamuri shqiptar para komunes se Tearces

Ekskluzive:Hiqet flamuri shqiptar para komunes se Tearces

11 mars-
Rasti ka ndodhur te enjten ne mbremje pak para ores 24.00, kur nje qytetar i perkatesise maqedonase ka hjekur flamurin shqiptar, i cili ka valvitur ne shtize bashke me flamurin e komunes, ate te SHBA-se dhe shteteror.

Urim Hasipi
Nje banor i Tearces, i perkatesise etnike maqedonase, ka hjekur pa asnje arsye flamurin shqiptar i cili valvitej para komunes se Tearces.

Rasti ka ndodhur te enjten ne mbremje pak para ores 24.00, kur nje qytetar i perkatesise maqedonase ka hjekur flamurin shqiptar, i cili ka valvitur ne shtize bashke me flamurin e komunes, ate te SHBA-se dhe shteteror.

Banoret kane rrefyer se kane pare Sasho, i cili ka hjekur flamurin dhe ka tentuar te grise, dhe e kane ndaluar ne kete qellim. Rasti lajmerohet ne polici, e cila ka vendosur serish flamurin ne vendin e vet. Megjithate, pak me vone, i njejti person ka hjekur serish ka hjekur flamurin shqiptar nga shtizat para komunes duke irituar banoret e Tearces.

Sipas banorit me emrin Sali, pasi ka kryer aktin e shemtuar, maqedonasi eshte larguar ne drejtim te panjohur ndersa emri dhe mbiemri i eshte dhene edhe policise, e cila ka dalur ne vendngjarje, pasi qe stacioni policor eshte larg vetem dy metra nga Komuna e Tearces.
Ne oren 12, 30, para komunes ishin tubuar dhjetra qytetare te Tearces, dhe fshatrave perreth, duke denuar kete akt barbar dhe mjaft nençmues. Ata kane protestuar dhe kane kerkuar qe policia te arreston personin e dyshuar per kete akt makaber dhe kriminel. Ata thane se autori i kesaj vepre ka qendruar ne nje kafene perballe komunes, e cila cdo nate ka qene e hapur deri ne oret e hershme te mengjesit, por sonte ajo ishte e mbyllur qe para ores 24.00.

Nderkohe ne vendngjarje ka arritur edhe kryetari i komunes se Tearces Isen Asani, i cili e ka denuar kete akt duke e quajtur akt te vshemtuar dhe ka kerkuar qe organet pergjegjese te marrim masa dhe te nxjerrin para drejtesise autorin e kesaj vepre mjaft nençmuese.
Nderkaq, poashtu ne vendngjarje kane dalur edhe gjykatesit hetues dhe ekipe hetimore te SPB-se se Tetoves.
Me pas banoret serish kane vendosur flamurin ne vendin e vet dhe jane shperndare te qete. Hollesi pritet te jepen gjate dites se premte.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *