Home / Lajme / Rajon / Elbasan, vriten në gjumë babai me dy djemtë

Elbasan, vriten në gjumë babai me dy djemtë

19 mars-
Sipas burimeve në vendngjarje, viktimat janë Emin, Xhelal dhe Pëllumb Mahmuti, ndërkohë që ka mbetur e plagosur edhe shtetasja Myzejen Qosja, bashkëshortja e njërit prej të vrarëve.

Një tjetër krim i rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Elbasanit. Tre persona të së njëjtës familje, babai dhe dy djemtë e tij, janë ekzekutuar me armë zjarri në banesën e tyre, ndërsa ishin në gjumë.

Sipas burimeve në vendngjarje, viktimat janë Emin, Xhelal dhe Pëllumb Mahmuti, ndërkohë që ka mbetur e plagosur edhe shtetasja Myzejen Qosja, bashkëshortja e njërit prej të vrarëve.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Jorgji Dilo” dhe mendohet të jetë kryer për motive hakmarrjeje. Dyshohet se autori i krimit të ketë trokitur në derën e familjës Mahmuti. Policia e Elbasanit do të shpërblejë me 50 mijë dollarë personin që do të japë informacione mbi autorët e vrasjes së trefishtë në Elbasan. Sipas policisë personi që do të japë të dhënë të sakta mbi autorin do të shpërblehet por do të ruhet edhe anonimati.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *