Home / Sport / Eliminohet Valencia, Totenhemi eliminon Milanin

Eliminohet Valencia, Totenhemi eliminon Milanin

Totenhemi dhe Schalke janë kualifikuar në 1/4 e finales së Ligës së Kampionëve, pasi arritën të eliminojnë Milanin gjegjësisht Valencian. Anglezëve u mjaftoi barazimi pa gola me Milanin, meqenëse kishin fituar në ndeshjen e parë, ndërsa Schalke fitoi 3:1 Valencian, me të cilët para dy javëve kishin luajtur 1:1 në Spanjë.

Përkundër iniciativës në pjesën më të madhe të takimit, “rosonerët” nuk patën fuqi të shënojnë gol kundër Totenhemit dhe u eliminuan nga garat e mëtejme të Ligës së Kampionëve. Totenhem dhe Milan të mërkurën mbrëma në Londër kanë luajtur baras 0:0, në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.
Në ndeshjen e parë në Milano, skuadra angleze shënoi fitore 1:0 dhe rezultati i ndeshjes së kthimit i mundësoi Totenhemit që të kualifikohet për në çerekfinale.
Skuadra mysafire nisi takimin me synimin e vetëm që sa më parë të shënojë dhe të kërkojë kualifikimin për garat e mëtejme, por futbollistët nga “San Siro” nuk u treguan preciz në momentet më vendimtare, duke mos arritur të shënojnë në portën kundërshtare.
Në fillim të pjesës së dytë ishte Krauq i Totenhemit që nga afërsia ka mundur të mposhtë portierin kundërshtar, por goditja e tij me kokë ishte tepër e dobët.
Dramë e vërtetë u zhvillua në finish të takimit, kur Milan u përpoq gjithsesi të shënojë, por të gjitha përpjekjet nuk u konkretizuan me sukses, derisa Totenhem me kundërsulme u përpoq që të rrezikojë portën kundërshtare. Një rast të mirë shënimi mysafirët patën në minutën 76, por Pato nuk ishte preciz. I njëjti lojtar provoi të rrezikojë portën e vendësve nga distanca në minutën 88, por goditja e tij përfundoi lart mbi portë. Ishte Robinjo ai që në minutën e parë shtesë ka mundur të shënojë, por nga kjo goditje Milan fitoi vetëm goditje nga këndi.Në këtë ndeshje një paraqitje të dobët pati njëri nga futbollistët më të mirë në botë, Zllatan Ibrahimoviq nga radhët e Milan. “Rosonerët” në këtë mënyrë u përshëndetën nga Liga e Kampionëve dhe tash e tutje të gjitha forcat do t’i përqendrojnë për fitimin e titullit të kampionit në Serie A, ku prin në renditjen tabelore.

Futbollistët e Shalkes janë çerekfinalistë të Ligës së Kampionëve, pasi të mërkurën mbrëma si vendës mposhtën skuadrën spanjolle Valencia me rezultat 3:1. Ndeshja e parë në Valencia përfundoi me rezultat 1:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 4:2 skuadra gjermane do të jetë pjesë e tetë ekipeve më të mira evropiane.
Mysafirët erdhën të parët në epërsi me golin e Rikardo Kostës në minutën 17, por gëzimi i spanjollëve zgjati deri në minutën 40 kur Farfan shënoi golin e barazimit.
Në pjesën e dytë ishin gjermanët ata që diktuan lojën, gjë e cila iu shpagua në minutën 52 kur Gavranoviq shënoi edhe golin e dytë, kurse në minutën fundit të ndeshjes Farfan shënoi edhe golin e tij të dytë dhe të tretë për skuadrën në këtë takim, duke i siguruar Shalkes kualifikimin në çerekfinale.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *