Home / Lajme / Maqedoni / Emri, rrezikon edhe eksportet maqedonase

Emri, rrezikon edhe eksportet maqedonase

29 mars-
“Ne jemi krenar për emrin dhe për atë që jemi maqedonas. Por në qoftes se humbin partnerët tanë gjermanë, që e blejnë verën tonë, kjo do të ishte vdekje për biznesin tonë dhe verën maqedonase”, deklaroi Kostov.

Në bodrumin e verës në Skovin, janë rreth 17 milionë litra verë të kuqe dhe të bardhë të një kualiteti mjaftë të lartë.

Ky vend i cili gjendet në afërsi të kryeqytetit Shkupi, njihet si një nga prodhuesit më të mëdhenj të verës në Maqedoni dhe është viktimë e kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Kjo për faktin se vera të cilën e eksportojnë në vendet e Bashkimit Evropian mbanë tiketat e thjeshta: Vera e bardhe apo e kuqe e Maqedonisë.

Por kohët e fundit shitjet kanë rënë për blerësin më të madh evropian, Gjermaninë.

Greqia, e cila ka një krahinë veriore të quajtur Maqedoni, po i bën presion importuesve gjerman që të mos marrin asnjë verë në qoftë se mban mbishkrimin “verë maqedonase” apo “verë nga Maqedonia”. Greqia thirret se e para e ka siguruar e para licencën për këtë emër.

Ndërkaq, drejtori komercial i bodrumit të verës Skovin, Mile Kostov thotë se, me çdo kushte do ta mbrojë emrin kushtetues të Maqedonisë.

“Ne jemi krenar për emrin dhe për atë që jemi maqedonas. Por në qoftes se humbin partnerët tanë gjermanë, që e blejnë verën tonë, kjo do të ishte vdekje për biznesin tonë dhe verën maqedonase”, deklaroi Kostov.

Prodhuesit e verës në Maqedoni kanë frikë se ndalimi i futjes së prodhimeve të tyre në territorin e BE-së, mund të ketë pasoja shumë të rënda për eksportin edhe ashtu të vogël të këtij vendi. Kjo mund të thellojë edhe më shumë krizën ekonomike në këtë sektor. Pjesën më të madhe të verës Maqedonia e eksporton në tregun gjerman. Sipas vlerësimeve të prodhuesve, fjala është për rreth 33 milionë tonë verë në vit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *