Home / Lajme / Rajon / EULEX po njollos luftën e UÇK-së

EULEX po njollos luftën e UÇK-së

16 mars-
UÇK-ja nuk është formuar për të kryer krime, por për të ndalur krimin shtetëror serb dhe për t’i dhënë fund okupimit 86 vjeçar. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka dhënë shembuj të shumtë në mbrojtjen e popullatës civile siç vlen të ceket mbrojtja e 85.000 civilëve në Malet e Berishës, ashtu siç ishte e suksesshme edhe në betejat e saja kundër një armiku shumëfish më të armatosur”, thuhet në reagim.

Policia e misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, të mërkurën ka arrestuar disa ushtarë të UÇK-së, me akuzë për krime lufte.

Derisa EULEX-i nuk bënë të ditur numrin e të arrestuarve, as identitetin e tyre, burime të Kosovapress-it njoftojnë se urdhër-arresti është lëshuar për njëmbëdhjetë persona, katër prej të cilëve tashmë janë arrestuar.

EULEX-i, nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se arrestimet janë kryer me urdhër të gjykatësit të EULEX-it të procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës.

Hetimet ndërkaq, janë duke u zhvilluar nën mbikëqyrjen e një prokurori të Prokurorisë Speciale të Kosovës. Kurse, Kosovapress-i mëson se urdhër-arresti është lëshuar për njëmbëdhjetë ushtarë të brigadës 121- Kumanova të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa janë arrestuar katër prej tyre, emrat e të cilëve janë të njohur për redaksinë. Ndërsa, përkundër insistimit të gazetarit, nuk ishte e mundur të kontaktohet me zëdhënësin e EULEX-it.
Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë shprehur indinjatën e thellë me rastin e arrestimeve të veteranëve të luftës nga Malisheva dhe Lypjani, ndërsa kanë ritheksuar se veprimet e EULEX-it janë të pabazuara e të papërgjegjshme, me qëllim të njollosjes së luftës çlirimtare dhe për të provokuar një situatë të tensionuar në Kosovë. Duke i quajtur këto veprime si antishqiptare, organizatat e dala nga lufta konsiderojnë se EULEX-i e ka devalvuar veten në sytë e qytetarëve të Kosovës.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta e saj janë të njohura ndërkombëtarisht.

Demonizimi i luftës së UÇK-së nga misioni i EULEX-it, tregon bashkëpunimin që ka ky mision me Serbinë gjenocidale dhe me argatët e saj brenda Kosovës.

UÇK-ja nuk është formuar për të kryer krime, por për të ndalur krimin shtetëror serb dhe për t’i dhënë fund okupimit 86 vjeçar. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka dhënë shembuj të shumtë në mbrojtjen e popullatës civile siç vlen të ceket mbrojtja e 85.000 civilëve në Malet e Berishës, ashtu siç ishte e suksesshme edhe në betejat e saja kundër një armiku shumëfish më të armatosur”, thuhet në reagim.

Duke qenë dëshmitarë të veprimit të grupeve kriminale serbe edhe më tutje brenda territorit të Kosovës, një pjesë e të cilave struktura janë edhe përgjegjëse për gjenocidin e bërë gjatë luftës, organizatat e dala nga lufta kërkojnë që gjahu kundër luftëtarëve të UÇK-së të ndërpritet menjëherë dhe të ndiqen kriminelët e vërtetë.

“Në ditët në vijim, do të informojmë opinionin për masat tona të mëtutjeshme të cilat do të jenë në kontribut të ndërprerjes së fushatës së EULEX-it kundër UÇK-së”, përfundon reagimi i Organizatës së Veteranëve të luftës së UÇK-së, Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së dhe Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *