Home / Sport / F1, Vetel zë vendin e parë në Australi

F1, Vetel zë vendin e parë në Australi

Sebastian Vetel është fituesi i Çmimit të Madh të Australisë, garës së parë të botërorit të Formula 1 për këtë sezon. Gjermani i Red Bull-it raportohet të ketë dominuar garën që nga xhiro e parë deri te e fundit. Në vend të dytë u rendit Levis Hamilton, piloti i McLaren Mercedes, ndërsa Vitali Petrov ka zënë vendin e tretë.

Sërish Sebastian Vettel. Piloti i Red Bull ka dalë si fitimtar edhe në garën e parë të Botërorit të ri, që u zhvillua në pistën e Melburnit në Australi. Gjermani kampion në fuqi, i cili u nis në pole-position, dominoi garën që nga xhiro e parë deri tek e fundit. Në vend të dytë u rendit Lewis Hamilton, piloti i McLaren Mercedes. Vitaly Petrov është surpriza e kësaj gare të parë të sezonit duke u ngjitur në vendin e tretë të podiumit, përpara ferraristit Alonso. Ja renditja e detajuar:

Renditja e GP të Melburnit
1.VETTEL S. Red Bull 1h29’30”259
2.HAMILTON L. McLaren
3.PETROV V. Renault
4.ALONSO F. Ferrari
5.WEBBER M. Red Bull
6.BUTTON J. McLaren
7.PEREZ S. BMW Sauber
8.KOBAYASHI K. BMW Sauber
9.MASSA F. Ferrari
10. BUEMI S. Toro Rosso

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *