Home / Lajme / Maqedoni / Filipini: Zgjedhjet e lira dhe të rregullta janë të rëndësishme

Filipini: Zgjedhjet e lira dhe të rregullta janë të rëndësishme

2 mars-
Lidhur me pjesëmarrjen në incidentin e fundit në Kala të kreut të Lëvizjes “ZGJOHU!”, Artan Grubi, i punësuar në ambasadën Holandeze si këshilltar politik, ambasadorja Filipini theksoi se rasti duhet fillimisht të hetohet, para se sipas saj, të ndërmerren vendime.

Ambasadorja holandeze në Shkup, Simone Filipini deklaroi se për Maqedoninë të rëndësishme janë zgjedhjet e lira dhe të rregullta.

“Partitë duhet vetë të vendosin se a do të marrin pjesë në zgjedhje ose jo, por nëse do të ketë zgjedhje për Maqedoninë e rëndësishme është që të ketë zgjedhje të rregullta dhe të lira. Të gjitha partitë duhet të participojnë në një mënyrë pozitive dhe konstruktive”, theksoi ambasadorja Filipini, e pyetur lidhur me zërat e fundit për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe kushtëzimet e partive, kryesisht nga opozita.

Lidhur me pjesëmarrjen në incidentin e fundit në Kala të kreut të Lëvizjes “ZGJOHU!”, Artan Grubi, i punësuar në ambasadën Holandeze si këshilltar politik, ambasadorja Filipini theksoi se rasti duhet fillimisht të hetohet, para se sipas saj, të ndërmerren vendime.

“Mendoj se nuk është situatë normale që të jepen afate strikte diplomatëve lidhur me punësimet e anëtarëve të personit të ambasadës. Gjithçka që do të ndodhë me zotëriun Grubi, si i punësuar i ynë, kjo bie në përgjegjësinë time si ambasadore. Siç e dini holandezët janë njerëz demokrat dhe tolerant, por gjithashtu ne i dimë edhe rregullat e lojës diplomatike. Se a ka bërë diçka zotëri Grubi kundër ligjit, duhet të vërtetohet nga gjyqësori vendor dhe duhet të ketë hetim të drejt dhe besoj se kjo do të ndodhë”, theksoi ambasadorja Filipini, duke theksuar se duhen hetime dhe jo akuza

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *