Home / Sport / Fillim i furishëm i ‘kuqezinjve’

Fillim i furishëm i ‘kuqezinjve’

‘Gjithmonë ndeshja e parë është e vështirë, posaçërisht kur përballë ke një kundërshtarë të këtillë si Vardari që ka pësuar shumë ndryshime në aspekt pozitiv. Megjithatë ne arritëm të kryejmë punën tonë dhe të marrim pikët e planifikuara’, – foli për sfidën me Vardarin trajneri i Shkëndijës Qatip Osmani.

Pas fitores të së dielës kundër Vardarit dhe fillimit të mbarë të gjysmëstinorit prnaveror, në taborin e Shkëndijës shprehen të kënaqur. Edhe pse loja e ‘kuqezinjëve la ndoshta për të dëshiruar, megjithatë më e rëndësishme ishte që të meren tre pikët dhe këtë Shkëndija arriti ta realizojë. ‘Gjithmonë ndeshja e parë është e vështirë, posaçërisht kur përballë ke një kundërshtarë të këtillë si Vardari që ka pësuar shumë ndryshime në aspekt pozitiv. Megjithatë ne arritëm të kryejmë punën tonë dhe të marrim pikët e planifikuara’, – u shpreh si gjithnjë me qetësi të madhe trajneri i Shkëndijës Qatip Osmani. Sipas tij kurciale ishte marja e tre pikëve ndërsa loja do të përmirësohet në të ardhmen. ‘Sigurisht që Shkëndija mundet të luajë më mirë dhe unë jam i sigurtë se do të luajë më mirë. Përsëris ishte e rëndësishme të marrim fitoren, ndërsa shumë shpejtë do të shihni fytrën e vërtetë të ekipit’, – tha Osmani, duke shtuar. ‘Vardari tani më i takon të së kaluarës. Ne tani fillojmë të përgatitemi për sfidën me Skopjen e cila është preokupimi ynë i rradhës. Në çdo ndeshje shkojmë për tre pikë dhe kjo sfidë nuk do të jetë përjashtim’. Numri një i pankinës ‘kuqezi’ këtë javë do të punojë në përmirësimin e gabimeve që u shfaqën në takimin me Vardarin, teksa rrikthehet të flasë për atë sfidë duke falemenderuar tifozët për atmosferën e krijuar. ‘Ne patjetër të ngrisim nivelin e lojës dhe unë jam optimist për këtë. Takimi me Vardarin solli disa gabime në lojën tonë dhe ne do tentojmë që t’i minimizojmë ato. Ne kërkojmë titullin por edhe lojë të bukur që do të kënaqte shijen e tifozëve tanë. Në fakt dua t’i falemenderoj publikisht ata për mbështetjen e vazhdueshme që na japin gjatë gjithë kohës, ndërsa me Vardarin ishin fantastik’,-vijoi Osmani.

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *