Home / Lajme / Maqedoni / Filloi rikonstruimi i rrugës te ish tregu i kafshëve

Filloi rikonstruimi i rrugës te ish tregu i kafshëve

15 mars-
Rruga me sipërfaqe prej afro 1500 metër katror do të shtrohet me asfalt, ndërsa do të rregullohen trotuaret që përfshijnë sipërfaqe prej 650 metër katror.

Pas përmirësimit të kushteve klimatike, kanë filluar me intensitet punimet për përmirësimin e infrastrukturës në pjesë të ndryshme të qytetit.
Kështu, të martën filluan punimet për rikonstruimin e tërësishëm të rrugës te ish tregu i kafshëve në Reçicë të Vogël.

Rruga me sipërfaqe prej afro 1500 metër katror do të shtrohet me asfalt, ndërsa do të rregullohen trotuaret që përfshijnë sipërfaqe prej 650 metër katror.

Punimet për rikonstruimin e kësaj rruge parashihet të zgjasin 21 ditë. Kostoja totale për ndërtimin e saj kap shifrën prej 3 milion e 300 mijë denarësh, ndërsa investitor është komuna e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *