Home / Lajme / Maqedoni / Fillon restrikcioni i ujit të pijshëm

Fillon restrikcioni i ujit të pijshëm

14 mars-
Luten qytetarët të kursejnë ujin e pijshëm, pra të mos shfrytëzojnë atë për larje të hapësirave publike, rrugëve, trotuareve dhe oborreve shtëpiake me çka u pamundësohet qytetarëve me vendbanim në pjesët e epërme që të kenë furnizim të mjaftueshëm me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim të NPK-së.

Shërbimet pranë NPK Tetova-Tetovë, njoftojnë qytetarët se për shkak të zvogëlimit të prurjeve të ujit të pijshëm, nga dita e martë (15 Mars) do të fillojë të zbatohet procesi i restrikcionit.

Ndalesë të ujit do të ketë në gjithë qytetin në intervalet kohore ngaora 24:00 deri në orën 3:00 dhe paradite nga ora 9:00 deri në orën11:00. “NPK “Tetova”, apelon qytetarët për mirëkuptim dhe bën thirrjepër harxhim racional të ujit të pijshëm.

Luten qytetarët të kursejnë ujin e pijshëm, pra të mos shfrytëzojnë atë për larje të hapësirave publike, rrugëve, trotuareve dhe oborreve shtëpiake me çka u pamundësohet qytetarëve me vendbanim në pjesët e epërme që të kenë furnizim të mjaftueshëm me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim të NPK-së.

Sipas shërbimeve të NPK-së aktualisht prurjet e ujit të pijshëm arrijnë 300 litër në sekondë, që nuk është sasi e mjaftueshme për furnizim të pandërprerë, transmeton Televizioni Koha në Tetovë.

Parashihet që ndalesat e ujit të pijshëm të zgjasin deri në fund të muajit kur sipas të gjitha gjasave do të shënohet rritje e prurjeve. Ndryshe, aktualisht me mungesë të ujit të pijshëm ballafaqohen qytetarët e pjesëve të epërme të qytetit, në lagjet “Drenovec”,“Kolltuk”, “Bregu i Diellit” dhe “Reçicë të Vogël”.(U.H)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *