Home / Lajme / Maqedoni / Fillon sot debati për padinë e Maqedonisë kundër Greqisë

Fillon sot debati për padinë e Maqedonisë kundër Greqisë

21 mars-
Greqia, madje, sipas deklaratave të zëdhënësit të MPJ-së greke Grigoris Delavekuras, do t’i kundërshtojë argumentet e Maqedonisë në me kundërakuzimin se Shkupi e ka shkelur Marrëvehsjen kohore me, siç thotë, përdorimin e simboleve helene dhe se procesi juridik ka qenë politikisht i movituar.

Para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë sot do të fillojë debat publik për padinë e Republikës së Maqedonisë kundër Republikës së Greqisë për shkak të shkeljes së Marrëveshjes kohore të nënshkruar midis dy vendeve në vitin 1995.

Sipas axhendës të publikuar në ueb faqen e Gjyqit, debati publik do të zgjasë deri më 30 mars, ndërsa do të zhvillohet në dy faza.

Në seancën e parë sot dhe nesër argumentimin e tyre para gjykatësve do ta elaborojë pala e Maqedonisë, ndërsa më 24 dhe 25 mars kontra-argumentet do t’i kumtojnë përfaqësuesit grekë. Në fazën e dytë më 28 mars ekipi që do ta përfaqësojë Maqedoninë do të ketë mundësi të përgjigjet me gojë për mbrojtje nga Greqia, ndërsa debati publik do tëpërfundojë më 30 mars me fjalën përfundimtare të palës greke.

Republikën e Maqedonisë do ta përfaqësojë ministri i Punëve të Jashtme Antonio Milloshoski, ndërsa bashkëpërfaqësues është ambasadori i Maqedonisë në Mbretërinë e Holandës Nikolla Dimitrov. Në ekipin që do ta përfaqësojë Maqedoninë para GJND-së janë edhe katër profesorë të së drejtës nga Londra, Uashingtoni, Brukseli dhe Sorbona, si dhe dy kolegë të tyre nga Fakulteti Juridik pranë UCDM-së.

Me aplikimin kërkohet që GJND-ja të konfirmojë se në Samitin në Bukuresht në prill të vitit 2008 Greqia e ka shkelur nenin 11 të Marrëveshjes kohore, gjegjësisht se ka kundërshtuar dërgimin e festës Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO në kushte kur do t’i drejtohen me referencën kohore.

Nga Gjykata kërkohet edhe që ta urdhërojë Greqinë menjëherë t’i ndërmerr të gjitha hapet e nevojshëm në drejtim të respektimit të obligimeve të saj nga neni 11. Pala e Maqedonisë ka kërkuar që gjatë procesit Republika e Maqedonisë të kushtëzohet me referencën kohore në tërësi, e jo akronimi i saj që është në pajtim me Rezolutën 817 të Këshillit të Sigurimit të KB-së. Gjykatën, e cila do të vendos për ankesën e Maqedonisë e përbëjnë 15 gjykatës nga e gjithë bota dhe në të nuk ka gjykatës nga Maqedonia dhe Greqia.

Të dyja palët në kontestin kanë emëruar nga një ad-hok gjykatës. Palën e Maqedonisë dp ta përfaqësojë gjykatësi nga Kroacia Budisllav Vukas. Në argumentimin e palës së Maqedonisë do të prezantohen mes tjerash edhe të gjithë deklaratat qasëse publike, letra, intervista dhe tekste të organeve shtetërore greke dhe personave të autorizuar në mediumet për të cilat konsiderohet se janë të dobishme dhe përdoruese.

Greqia, madje, sipas deklaratave të zëdhënësit të MPJ-së greke Grigoris Delavekuras, do t’i kundërshtojë argumentet e Maqedonisë në me kundërakuzimin se Shkupi e ka shkelur Marrëvehsjen kohore me, siç thotë, përdorimin e simboleve helene dhe se procesi juridik ka qenë politikisht i movituar.

Gjykata do të vendos për ankesën pas përfundimit të ballafaqimit me gojë, gjegjësisht pas 30 marsit, ndërsa aktgjykimi pritet të miratohet para ose pas pushimeve verore, më së voni deri në vjeshtë. Aktgjykimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë përfundimtare dhe obliguese për vendet-anëtare të KB-së, gjegjësisht për palët në kontest.

Aplikacionin para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër Greqisë, Maqedonia e dorëzoi në nëntor të vitit 2008.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *