Home / Sport / Fitojnë bastin, Kombëtarja u falet veteranëve

Fitojnë bastin, Kombëtarja u falet veteranëve

Lapsi i rinovimit do të kapte të parët Lalën dhe Skelën, që vështirë se do të grumbulloheshin në ndeshjet e mbetura eliminatore. Kroati Josip Kuzhe është vlerësuar shumë për impostimin e skuadrës në ndeshjet paraardhësi, por këtë radhë, pa ia hequr meritën trajnerit, ndeshjen e fituan futbollistët. E fitoi Lala, Cana, Duro, Skela, Bogdani, Beqaj… Të gjithë bashkë lidhën besën dhe vendosën të mos dilnin pa pikë nga “Qemal Stafa”.

Kapiteni Altin Lala, fantazisti Ervin Skela, si dhe sulmuesi Erjon Bogdani justifikuan gjithçka
Pyetjes delikate një ditë para ndeshjes se cili do të ishte objektivi i Shqipërisë në rast humbjeje, Josip Kuzhe iu përgjigj: “Do të mendojmë për rinovimin e skuadrës në kuadër të eliminatoreve të ardhshme.” Lapsi i rinovimit do të kapte të parët Lalën dhe Skelën, që vështirë se do të grumbulloheshin në ndeshjet e mbetura eliminatore. Kroati Josip Kuzhe është vlerësuar shumë për impostimin e skuadrës në ndeshjet paraardhësi, por këtë radhë, pa ia hequr meritën trajnerit, ndeshjen e fituan futbollistët. E fitoi Lala, Cana, Duro, Skela, Bogdani, Beqaj… Të gjithë bashkë lidhën besën dhe vendosën të mos dilnin pa pikë nga “Qemal Stafa”. Të gjithë bashkë vendosën për formacionin dhe mënyrën e lojës. Kuzhe u besoi dhe ata ia shpërblyen. Lala mbrëmë luajti ndeshjen e 74-t me kombëtaren, Skela të 73-ën, e me sa duket do të vijojnë të thyejnë rekorde.

Skela: Mund të bëjmë mrekullira
Nuk ka luajtur futboll për muaj të tërë, është 34 vjeç dhe përsëri është ai që bën diferencën në fushë. Ervin Skela është një nga mesfushorët më të mirë të historisë së futbollit shqiptar. Mbrëmë vërtetoi që sapo të lërë futbollit, do të na duhet shumë kohë për të gjetur një si ai. “Unë kam vite me kombëtaren, por të them të drejtën, kjo ka qenë një nga ndeshjet më të rëndësishme për mua, por edhe gjithë ekipin. E them sepse u fol shumë për këtë ndeshje. Megjithatë, jam jashtëzakonisht i kënaqur me këtë lojë që kemi zhvilluar dhe mendoj se ka qenë një nga ndeshjet më të rëndësishme tonat. Më pranë kualifikimit? Ne shqiptarët kështu e kemi, nëse fitojmë një ndeshje ose ndodhemi të parët ose të dytët në grup për një moment, gjithnjë bëhemi shumë euforikë. Unë do të thosha se ne duhet të mendojmë ndeshje për ndeshje. E kam thënë gjithmonë dhe e përsëris: edhe një herë, po dha maksimumin për këtë fanellë e për ekipin kombëtar secili prej nesh, atëherë ne bëjmë edhe mrekullira.”

Lala: Le të festojmë deri në qershor
Presidenti Armand Duka, pas fitores së mbrëmshme, u shpreh: “Do të na vijë keq që s’do të kemi në të ardhmen Lalë.” Dhe ka shumë të drejtë. Kontributi më shumë se 10-vjeçar i Lalës mbetet i paçmueshëm. “Ishte një ndeshje mjaft e mirë e gjithë skuadrës. E kemi merituar fitoren, madje duhet të kishim shënuar më tepër gola. Megjithatë, edhe kështu tifozët mbetën të kënaqur. Luajtëm kompaktë dhe mjaft agresivë. Edhe ne jemi shumë të kënaqur, çdo gjë ishte e mrekullueshme sot (mbrëmë). Unë dua të falënderoj në mënyrë të veçantë të gjithë tifozët që na kanë mbështetur fuqishëm me Bjellorusinë. Unë shpresoj që edhe në ndeshjet e tjera të vazhdojnë të na mbështesin në këtë mënyrë. Për momentin do të festojmë dhe do të presim qershorin për ndeshjen me Bosnjën. Shpresoj që edhe atëherë të jemi në këtë formë. Ky është edicioni im i fundit me kombëtaren. Shpresoj ta ndihmoj skuadrën deri në nëntor, në ndeshjen e fundit, pastaj ia lëmë stafetën të rinjve.”

Bogdani, “tmerri” i bjellorusëve
Rëndësia e sulmuesit shtatlartë në përfaqësuese është e padiskutueshme. Me të në fushë Shqipëria e ka më të lehtë të organozojë lojën e saj, pasi i mban nën presion kundërshtarët. Erjon Bogdani ka zhvilluar mbrëmë një nga ndeshjet më të mira me kombëtaren. “Në veçanti, Bogdani na krijoi shumë probleme,”- u shpreh trajneri Bjellorus Shtange. Ndërsa Bogdani tha: “Unë them që i gjithë ekipi luajti mirë ndaj Bjellorusisë dhe e kemi merituar fitoren. E dinim se kundërshtari ishte mjaft i vështirë. As Franca dhe Rumania nuk kanë arritur t’i shënojnë gol, ndërsa ne arritëm të krijonim mbi dhjetë raste të pastra. Ndihem shumë mirë në Salihin në sulm. Sot na ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë reparti i mesfushës. Bulku ka qenë i jashtëzakonshëm, sikurse Lala, që luajtën disi më të zhvendosur para. Pikërisht loja e mirë e tyre bëri që ne të furnizoheshim më tepër dhe të krijonim raste të shumta për shënim.”

Deklarojnë protagonistët e tjerë

Ansi Agolli: Besoj se ishte një nga ndeshjet më të bukura të Shqipërisë. Nëse luajmë ashtu siç dimë, nxjerrim ndeshje të tilla. Arma më e fortë e Shqipërisë ishte shpirti i garës, që ndoshta na ka munguar më parë. Lojtarët më të vjetër u dhanë përgjigjen më të mirë gojëve të liga, që i kritikuan me të padrejtë pas miqësores me Slloveninë. Fakti që kemi krijuar shumë raste është gjë shumë pozitive, por duhet të shohim edhe anën tjetër, që nuk i kemi shfrytëzuar këto raste. Goli me fat? Fati besoj se ishte me Bjellorusinë, sepse duhet të kishte pësuar shumë gola.”

Samir Ujkani: “Urimet janë të gjitha për Shqipërinë, Kosovën, Tetovën. Jemi shumë të kënaqur dhe e kemi merituar këtë fitore. E kush e harron këtë publik të shkëlqyer! Gjithçka është super.”

Admir Teli: “Luajtëm gjatë gjithë kohës në sulm duke bërë një nga ndeshjet tona më të mira. Shpresojmë që të ruajmë vazhdimësinë. Sa i përket rolit tim, mendoj se ishte paraqitje e suksesshme. Dëshiroj të kem vazhdimësi.”

Andi Lila: “Kjo ishte Shqipëria e vërtetë. Me vjen keq që nuk shënuam më shumë gola. Të vazhdojmë kështu edhe në të ardhmen. I kemi mundësitë t’i bëjmë të gjithë shqiptarët të lumtur.”

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *