Home / Lajme / Rajon / Fletëarrest edhe për Fatmir Limaj

Fletëarrest edhe për Fatmir Limaj

16 mars-
Nexhmi Krasniqi gjatë kohës së luftës ka qenë pjesëtar i UÇK-së.
Ndërkohë mediat njoftojnë për arrestimin e Refki Mazrekut, i njohur me nofkën “Van Dami”, Naser Krasniqit, Behlul Limajt, Naser Shalës, Sabit Shalës, Shaban Shalës, Besim Shurdhajt dhe Osman Hoxhës.
Sipas informatave të fundit, ekziston fletarrestimi edhe për Fatmir Limajn, ish-ministër i Transportit dhe aktualisht deputet e nënkryetar i PDK-së. Sipas fletarrestim, ai është i dyshuar për krime të luftës në Kleçkë.

Aksioni i EULEX-it, i filluar sot në mëngjes, për arrestimin e disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së, me dyshime për krime lufte, ende nuk ka përfunduar. Ai po zhvillohet në disa lokalitete të Kosovës.
Forca e policisë së EULEX-it kanë bastisur shtëpinë e Drejtorit të Policisë Rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi dhe u tentua arrestimi i tij. Sipas burimeve të Info Globi, në momentin e arrestimit të komandantit Krasniqi, ka reaguar një grup i vogël qytetarësh, të cilët krijuan barrikada lokale dhe kanë penguar arrestimin e tij.

Nexhmi Krasniqi gjatë kohës së luftës ka qenë pjesëtar i UÇK-së.
Ndërkohë mediat njoftojnë për arrestimin e Refki Mazrekut, i njohur me nofkën “Van Dami”, Naser Krasniqit, Behlul Limajt, Naser Shalës, Sabit Shalës, Shaban Shalës, Besim Shurdhajt dhe Osman Hoxhës.
Sipas informatave të fundit, ekziston fletarrestimi edhe për Fatmir Limajn, ish-ministër i Transportit dhe aktualisht deputet e nënkryetar i PDK-së. Sipas fletarrestim, ai është i dyshuar për krime të luftës në Kleçkë.

Burime të pakonfirmuara i thanë Koha. net se ndër të arrestuarit nga EULEX-i, përveç Nexhmi Krasniqit, janë edhe Refki Mazreku – Vandami, i vëllai i dëshmorit nga Malisheva, Ibrahim Mazreku, pastaj Besim Shurdhaj e Behlul Limaj, si dhe katër të tjerë. Arrestimin e Refki Mazrekut e konfirmoi edhe avokati i tij, Haxhi Millaku.

Ndërkohë agjencia Kosovapress shkruan se urdhër-arresti është lëshuar për 11 ushtarë të brigadës 121 – “Kumanova”, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa thuhet se janë arrestuar katër prej tyre.

Policia e EULEX-it ka arrestuar disa zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, në mesin e të cilëve edhe komandantin rajonal Nexhmi Krasniqi. Lajmi është konfirmuar edhe nga zyrtarë të lartë të EULEX-it. Të arrestuarit, sipas EULEX-it, akuzohen për krime të luftës. Arrestimet janë kryer me urdhër të gjykatësit të EULEX-it të procedurës paraprake nga gjykata e Qarkut të Prishtinës. Hetimet janë duke u kryer nën mbikëqyrjen e një prokurori të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Tre persona janë arrestuar nga policia e EULEX-it në rajonin e Prizrenit. Në komunikatën e shkurtër të EULEX-it, thuhet se personat e arrestuar dyshohen për krime të luftës në Kosovë. EULEX-i, njofton se ka pasur bastisje, por nuk ka cekur vendin se ku kanë ndodhur bastisjet.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se nuk kam informacione se çfarë është duke ndodhur në Prizren. “Kjo është çështje e EULEX-it dhe e Policisë”, ka thënë ai. Përderisa edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *