Home / Lajme / Maqedoni / Fondacioni Shqiptar I Bursave nuk pajtohet me dispozitat ligjore

Fondacioni Shqiptar I Bursave nuk pajtohet me dispozitat ligjore

2 mars-
Tani FSHB nuk disponon me 5000 euro të nevojshme për rritjen e kapitalit themelues. Dhe, në rast se FSHB nuk do të jetë në gjendje të siguron këto mjete të domosdoshme deri në fund të muajit mars 2011 atëherë do të jetë e detyruar të shuhet dhe mbyllet si fondacion.Si përfundim, ankesa e FSHB-së është në lidhje me zbatimin retroaktiv të Nenit 27 të ligjit të ri për shoqata dhe fondacione. FSHB është e gatshme që sërish të regjistrohet nëse është nevoja, por FSHB nuk pajtohet me kriterin për rritje të kapitalit themelues.

Fondacioni Shqiptar I Bursave ka shprehur brengën në lidhje me implikimet që dalin nga natyra retroaktive e kritereve për ri-regjistrimin e fondacioneve në Maqedoni. Sipas FSHB-sw kërkohet nga të gjitha fondacionet e regjistruara deri më tani të bëjnë ri-regjistrimin e tyre. Brenga jonë është në lidhje me implementimin retroaktiv të Nenit 27. Fondacionet ekzistuese detyrohen të rrisin kapitalit e tyre themelues në më së paku 10.000 euro. Para aprovimit të këtij ligji, kapitali minimal themelues ka qenë 5000 euro.Edhe pse ligji i ri hyri në fuqi në muajin prill të vitit 2010, zbatimi retroaktiv i Nenit 27 vazhdon të jetë i paqartë. Në fillim të vitit 2011 gjykatat e Maqedonisë vendosin që Neni 27 të zbatohet në mënyrë retroaktive për të gjitha fondacionet ekzistuese. Ky zbatim retroaktiv ka mundësi për të lënë pasoja të llahtarshme në FSHB dhe fondacionet dhe shoqatat tjera ekzistuese në Maqedoni. Që na dita e themelimit të saj në vitin 2004, FSHB ka funksionuar në pajtim me ligjet e Maqedonisë duke qenë shembull për transparencë, llogaridhënie, integritet e përgjegjësi financiare dhe operative. Donatorët mundësuan fonde të mjaftueshme për ndarjen e 46 bursave: 9 pasuniversitare dhe 37 universitare. Shembulli i dhënë nga ana e FSHB ishte inspirim për themelimin e fondacioneve tjera që do të ndihmonin dhe mbështesnin arsimin sipëror.Vetë fakti se FSHB përkrahet nga donatorët individualisht dhe në mënyrë të përbashkët duke mos pasur lidhje të drejtpërdrejtë me një biznes krijon mundësi të shumta por edhe pengesa. Opinionit të gjerë i jepet mundësia që të njihet me përgjegjësitë e tyre shoqërore për të kontribuar në shoqëri. Ndërsa pengesa më e madhe është në faktin se FSHB-së i mungon një burim i garantuar i fondeve.Gjatë këtyre kohëve të vështira ekonomike në botë, fondacionet, shoqatat dhe OJQ-të luftojnë me gjoks për të gjetur fonde. Tani FSHB nuk disponon me 5000 euro të nevojshme për rritjen e kapitalit themelues. Dhe, në rast se FSHB nuk do të jetë në gjendje të siguron këto mjete të domosdoshme deri në fund të muajit mars 2011 atëherë do të jetë e detyruar të shuhet dhe mbyllet si fondacion.Si përfundim, ankesa e FSHB-së është në lidhje me zbatimin retroaktiv të Nenit 27 të ligjit të ri për shoqata dhe fondacione. FSHB është e gatshme që sërish të regjistrohet nëse është nevoja, por FSHB nuk pajtohet me kriterin për rritje të kapitalit themelues.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *