Home / Sport / Futbollistët humbën përqëndrimin

Futbollistët humbën përqëndrimin

‘Nuk jemi dhe nuk mund të jemi të kënaqur pas një disfate dhe një loje të tillë. Luajtëm mirë në fillim, avansuam në kohë, mirëpo pas golit të barazimit ekipi sikur humbi koordinimin. Nuk funksionuan gjërat ashtu si u morëm vesh dhe këtë gjë e shfrytëzuan vendasit. Nuk duhej të lejojmë të ndodh një gjë e tillë, mirëpo ja që ndodhi dhe neve na mbetet të përmirësohemi në të ardhmen’,-u shpreh ndihmës trajneri i Renovës, Bujar Islami

Skuadra kampione e Maqedonisë, Renova nga fshati Xhepçisht të shtunën udhëtoi drejt Shtipit në kërkim të fitores, mirëpo u kthyen duarzbrazur. Edhe pse gjërat filluan mirë me golin e hershëm të Jançevskit, megjithatë në vazhdim erdhi deri te një rënie e madhe që u mundësoi vendasve të shënojnë tre gola dhe të rrëmbejnë fitoren. ‘Nuk jemi dhe nuk mund tëjemi të kënaqur pas një disfate dhe një loje të tillë. Luajëtm mirë në fillim, avansuam në kohë, mirëpo pas golit të barazimit ekipi sikur humbi koordinimin. Nuk funksionuan gjërat ashtu si u morëm vesh dhe këtë gjë e shfrytëzuan vendasit. Nuk duhej të lejojmë të ndodh një gjë e tillë, mirëpo ja që ndodhi dhe neve na mbetet të përmirësohemi në të ardhmen’,-deklaroi ndihmës trajneri i Renovës, Bujar Islami, i cili sqaroi se masat e para që do ndërmeren pas asaj disfatë janë tentimi i eliminimit të gabimeve të shfaqura. ‘Ne bëmë shumë gabime ndaj Bregallnicës dhe duhet të eliminojmë ato. Ndoshta fakti se bëhej fjalë për ndeshjen e parë ndikoi në paraqitjen e dobët, mirpo futbollistët duhet të kuptojnë se duhet më shumë angazhim. Tani ne gjatë javës do provojmë të evitojmë gabimet e shfaqyra ndaj Bregallnicës dhe ndoshta do të ketë nevojë për disa ndryshime në formacionin e parë’. Sipas numrit dy të pankinës së Renovës puna profesionale patjetër të jep fryt dhe ata do të bëjnë gjithçka që së shpejti të gjejnë veten. ‘ Tani na pret një tjetër sfidë e vështirë kundër Rabotniçkit. Ekip i fortë, ndër më të mirët në vend. Do ta kemi të vështirë, por unë jam optimist për një rezultat pozitiv. Puna profesionale që kemi bërë patjetër të jap fryt dhe ne punojmë në këtë drejtim. Futbollistëve u është bërë me dije se ne nuk jemi të kënaqur me paraqitjen ndaj Bregallnicës dhe patjetër të ndryshojnë qasjen e tyre, si në angazhim ashtu edhe në përqëndrimin që duhet të kenë në lojë’, – shtoi Islami, i cili njoftoi se në takimin e sotëm kontrollues kundër KF Rufeja-M do të luajnë futbollistë që kanë patur më pak mundësi për të luajtur, por që ndoshta ndonjëri prej tyre nëse tregohet në formë të mirë, ndoshta do të jetë në formacion kundër Rabotniçkit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *