Home / Lajme / Rajon / Gaddafi: Do të luftoj deri në njeriun e fundit

Gaddafi: Do të luftoj deri në njeriun e fundit

2 mars-
Ndërkohë, ai ka dërguar në pjesën lindor një grumbull mercenarësh për t’iu kundërvënë kryengritësve që kanë marrë nën kontroll qytetin. Mercenarët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e regjimit. Bëhet fjalë për njerëz që kishin marrë pjesë në konfliktet në Mali, Çad, Niger, e të cilat financiarisht i kishte ndihmuar vetë Gaddafi.

Lideri libian Muammer Gaddati ka përsëritur të mërkurës së Al Qaeda është përgjegjëse për kryengritjen kundër regjimit të tij dhe se do të luftojë deri në njeriun e fundit. Ai ka thënë se nuk është president i shtetit dhe se nuk mund të jap dorëheqje në këtë funksion.

Sipas tij, në Libi nuk ka demonstrata dhe se ai qysh në vitit 1977 ia ka dorëzuar pushtetin popullit.

Siç transmeton AFP, Gaddafi ka ftuar Kombet e Bashkuara të dërgojnë një komision hetues për ngjarjet në Libi.

Gaddafi ka ardhur në pushtet në vitin 1969, ndërsa në vitin 1977, Libinë e ka quajtur “shtet të popullit, ndërsa vetën e ka shpallur “udhëheqës të revolucionit”.

Ndërkohë, ai ka dërguar në pjesën lindor një grumbull mercenarësh për t’iu kundërvënë kryengritësve që kanë marrë nën kontroll qytetin. Mercenarët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e regjimit. Bëhet fjalë për njerëz që kishin marrë pjesë në konfliktet në Mali, Çad, Niger, e të cilat financiarisht i kishte ndihmuar vetë Gaddafi.

Diktatori libina ka themeluar edhe legjionin islam, me qëllim që t’iu kundërvihet liderëve të fiseve vendore. Pjesëtarë e këtij formacioni që veprojnë sipas modelit të Legjionit të të Huajve janë shumë besnikë ndaj diktatorit dhe për këtë shërbim paguhen mirë. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *