Home / Sport / Gardiani i Rinisë Mehmedi 36 minuta nuk pranon gol

Gardiani i Rinisë Mehmedi 36 minuta nuk pranon gol

Rinia e Gostivarit në stinorin pranveror po shënon ecuri pozitive dhe në këtë drejtim spikat portieri 21 vjecar Suad Mehmedi i cili katër ndeshje me rradhë nuk ka pranuar gol. I rritur në Itali ku ka kaluar në shkollat e njohura të futbollit Italian si Bresha, Peruxha e Parma, Mehmedi konfirmon në vepër se bëhet fjalë për portier me kualitete të larta, i cili pretendon të bëhet emër i njohur i futbollit në vend dhe më gjërë.

Klubi i Futbollit Rinia nga Gostivari në fillim të sezonit 2010/11 në kuadër të Ligës së Dytë të Maqedonisë promovohej si skuadër e re në këtë kategori. Dhe natyrishit për një skuadër të re gjërat në fillim janë të vështira, kështu që edhe Rinia nuk ishte përjashtim. Ekipi filloi me entuziazëm të madh, mirëpo gjërat nuk ecnin edhe aq mirë, megjithse në fund të sezonit vjeshtor ekipi dukej se po gjen stabilizimin. Pushimi dimëror u shfrytëzua për ndryshime të mëdha në këtë skuadër, duke filluar nga angazhimi i trajnerit Edmond Miha në pankinë, i cili zëvendësoi Jeton Nesimin që udhëhoqi skuadrën në pjesën e parë të sezonit. Pos teknikut Miha, ekipi në skuadër angazhoi emra të rrij futbollistësh, kualitativ dhe cilësor. Përgatitjet dimërore nën drejtimin e Edmond Mihës kaluan si më së miri dhe skuadra vazhdimin e kampionatit e priti e përgatitur. Së pari në Gostivar u mund 1:0 skuadra e Ohrid Lotes, më pas para 4 000 shikuesve u mposht 1:0 lideri i renditjes Ohrid 2004, pasoi barazimi pa gola si musafir me Vëllazërimin, për të ardhur në fund fitorja e rradhës 1:0 kundër Vllaznimit. Sigurisht rezultate këto që vetëm mund të ishin dëshiruar, por nëse shikojmë mirë në sy bie edhe dicka tjetër. Katër ndeshje në të cilat Rinia edhe pse po shënon pak gola, megjithatë në anën tjetër nuk ka gol të pranuar. Gjithsej 360 minuta portieri 21 vjecar Suad Mehmedi nuk ka nxjerë topin nga rrjeta, që don të thotë se ai është i vetmi portier i cili në dy ligat më të mira në Maqedoni nuk ka kapituluar në pranverë. E arritur për tu admiruar dhe që vërteton se bëhet fjalë për një guardian premtues me cilësi të larta. Mehmedi është vetëm 21 vjecar (1989), me futboll ka filluar të merret që në moshën 7-të vjecare në Itali, kur së pari ka nisur te grupmoshat e Breshës, e më pas për të kaluar edhe te Peruxha e Parma. Vitin e kaluar ai erdhi në Maqedoni te Rinia dhe dalëngadalë po tregon cilësitë e tij të padiskuueshme. Sigurisht nëse Mehmedi vazhdon me një rritëm të këtillë, së shpejti ato do të mund të shohim në ndonjë skuadër të kategorisë së parë, ndërsa me një ecuri të këtillë nuk përjashtohet edhe transferimi jashta Maqedonisë. Për momentin Rinia me Mehmedin në portë duket e sigurtë, pasi në pranverë në katër ndeshje s’ka pranuar gol. Për këtë pos Mehemedit merita të mëdha shkojnë edhe në repartin defanziv të ekipit që e përbëjnë mbrojtësit Ilknur Xhaferi, Arjeton Ziba, Admir Demiri dhe Beqir Zylfiu. Mbetet që skuadra nga Gostivari të vazhdojë me një rritëm të këtillë dhe në fund sigurisht ndoshta do ta shohë veten në pjesën e epërme të renditjes tabelare.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *