Home / Lajme / Maqedoni / Gjuha Shqipe anashkalohet në Kupën e Sharrit

Gjuha Shqipe anashkalohet në Kupën e Sharrit

1 mars-
Dyshohet se përfaqësuesit shqiptarë në qeveri kanë pasur informacione për anashkalimin e gjuhës shqipe dhe nuk kanë marrë pjesë në këtë eveniment skandaloz.

Senat Zylbehari

Tetovë-“Kupa e Sharrit” flet vetëm maqedonisht. Edhe këtë vit, organizatorët e manifestimit ndërkombëtarë “Kupa e sharrit”, nuk e panë të udhës që gjuha shqipe të gjejë vendin e saj në mbishkrimet dhe fjalimet e organizatorëve, në materialet propagandistike dhe në hartat e orientimit.

Në hapjen solemne nuk ka marrë pjesë asnjë përfaqësues shqiptarë nga qeveria.

Dyshohet se përfaqësuesit shqiptarë në qeveri kanë pasur informacione për anashkalimin e gjuhës shqipe dhe nuk kanë marrë pjesë në këtë eveniment skandaloz.

Në ceremominë e hapjes soleme të këtij manifestimi i vetmi shqiptar që ka marrë pjesë ka qenë kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti por edhe atij nuk ju dha as fjala përshëndetëse.Manifestimi ka kaluar pa asnjë element shqiptarë.

Pakujdesi apo lëshim i qëllimshëm është kjo ende nuk dihet por dikush duhet të japë llogari edhe për këtë, pasi që nuk është hera e parë që kjo qeveri anashkalon gjuhën shqipe në hapjet solemne dhe në evenimente të ndryshme.

Që ironia të jetë e skajshme fjalimet e organizatorit të këtij evenimenti Dimitar Tanurkov dhe ministres Gordana Jankullovska nuk janë përkthyer në gjuhën shqipe, por vetëm në gjuhën angleze.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *