Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski i vendosur për zgjedhjet e parakohshme

Gruevski i vendosur për zgjedhjet e parakohshme

20 mars-
Sipas tij, është në pikëpyetje se a janë të koordinuar Cërvenkovski dhe Selmani për të bërë obstruksione në takimin e sontëm të liderëve tek presidenti Ivanov.

Kryeministri Nikolla Gruevski deklaroi se përkundër obstruksioneve të partive opozitare në takimin e liderëve ai është i vendosur për zgjedhje të parakohshme.

Sipas tij, është në pikëpyetje se a janë të koordinuar Cërvenkovski dhe Selmani për të bërë obstruksione në takimin e sontëm të liderëve tek presidenti Ivanov.

“Gjithçka që të bëjë Cërvenkovski, nuk do të mund të më befasojë. ]ështja është se Cërvenkovski a do të vijë sonte i koordinuar me Selmani për të bërë obstruksione që të mos ndodhin zgjedhjet e parakohshme. Nuk dijmë se a do të ndodhë kjo apo do të gjejmë mënyrë për të zgjidhur punët dhe të përfundojnë zgjedhjet e parakohshme. Do të shohim se çfarë do të ndodhë sonte », deklaroi Gruevski.

Ai theksoi se me zgjedhjet e parakohshme parlamentare do ti jepet fund të gjitha dëmeve që i bëhen vendit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *