Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski nuk përfill as Cërvenkovskin

Gruevski nuk përfill as Cërvenkovskin

16 mars-
Nga këto kërkesa tonat, Gruevski nuk ka pranuar që t’i zhbllokoj llogaritë, dhe as ka pranuar ligj për rregullimin e reklamimit të Qeverisë me paratë e qytetarëve” tha Jani Makraduli, deputet i LSDM-së.

Pa takimit të mbrëmshëm të liderëve të dy subjekteve politike maqedonase Nikolla Gruevski dhe Branko Cërvenkovski, sot ka vazhduar shkëmbimi i akuzave të përfaqësuesve të partive të tyre LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së.

Jani Makraduli tha se LSDM-ja nuk ka ndërmend të hyjë në një skenar të Gruesvkit dhe VMRO DMNE-së, përmes të cilit tentojnë të manifestojnë konstruktivitet të gënjeshtërt.

Makraduli tha se VMRO DPMNE-ja nuk ka pranuar kërkesat thelbësore të LSDM-së. “LSDM-ja edhe para dy muajve por edhe sot, ka katër kërkesa të cilat duhet të sigurojnë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe demokratike.

Miratimi i Kodit Zgjedhor me konsensus të të gjitha partive relevante politike parlamentare, kontroll të pastrimit të listës zgjedhore, miratimi i ligjit për barazi të fushatës buxhetore në media, zhbllokimi i llogarive të A1, Vreme, Shpic dhe Koha e re.

Nga këto kërkesa tonat, Gruevski nuk ka pranuar që t’i zhbllokoj llogaritë, dhe as ka pranuar ligj për rregullimin e reklamimit të Qeverisë me paratë e qytetarëve” tha Jani Makraduli, deputet i LSDM-së.

Anëtarja e komitetit ekzekutiv të VMRO DPMNE-së Gordana Jankullovska tha se Branko Cërvenkovski dhe LSDM-ja vazhdojnë blofet dhe pengesat e tyre, të cilat e dëmtojnë Maqedoninë. LSDM-ja sipas saj nuk dëshiron të dalë në zgjedhje.

“LSDM-ja erdhi në takimin e liderëve me qëllimin e vetëm që takimi të dështojë, bllokada të vazhdojë, ndërsa Cërvenkovski të zgjasë fundin e karrierës së tij politike për disa javë ose muaj. Cërvenkovski mbrëmë parashtroi kërkesa të reja.

Fillimisht 20, pastaj kur i pranuam shtoi edhe 10, kur edhe ato i pranuam parashtruan edhe 5 të cilat prapëseprapë gjetën mirëkuptimin tonë.

Do t’i miratojmë propozimet e LSDM-së për kryetar të KSHZ-së si dhe ndryshimet e Kodit Zgjedhor, duke përfshirë në të kërkesat që mbrëmë parashtroi LSDM-ja” tha Gordana Jankullovska , anëtare e komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE. Takimi i mbrëmshëm i Gruevskit dhe Cërvenkovski rezultoi pa sukses. Për liderin e VMRO DPMNE-së kërkesat e opozitës janë shkak për mos mbajtjen e zgjedhjeve. Cërvenkovski tha pas takimit se LSDM-ja do të bojkotojë edhe zgjedhjet e parakohshme nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

“Qëllimi ynë është që t’i plotësojmë të gjitha kërkesat e logjikshme e ndonjëherë edhe të palogjikshme të LSDM-së, pasi ata krijuan atë që po ndodh tani, dhe pasi t’i pranojmë, i takon atyre se a do të shkojnë apo jo në zgjedhje. Ne nuk përjashtojmë mundësinë që të shkojmë në zgjedhje edhe me bojkotin e tyre” tha Nikolla Gruevski , kryetar i VMRO-DPMNE-së.

“Pa plotësimin e kushteve, vendimi ynë mbetet ai për bojkot të Kuvendit edhe për bojkot të zgjedhjeve eventuale të parakohshme parlamentare. Nga ana jonë ekziston përgatitje e plotë, nesër – nesër, pasnesër – pasnesër” tha Branko Cërvenkovski , kryetar i LSDM-së.

Lideri i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski tha se do të zhvillojë takim me liderët e gjitha partive politike parlamentare, nëse do të jetë e nevojshme.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *