Home / Lajme / Maqedoni / Incident në Komunën e Tearcës, banori heq flamurin kombëtar shqiptar

Incident në Komunën e Tearcës, banori heq flamurin kombëtar shqiptar

11 mars-
“Isha duke dalë nga kafeneja, dëgjova zhurmën dhe pash që flamuri binte, dhe kur u ofrova ai e rrëzoi poshtë dhe e kapi me dorë për ta grisur, atëherë reagova duke pyetur pse e rrëzon flamurin tha nuk e rrëzova,. Pastaj u largua, unë shkova e lajmërova rastin në polici, e pash kush është e kam lajmëruar me emër e di kush është se e kam komshi” tha një dëshmitar.

Hiqet flamuri kombëtar shqiptar para ndërtesës së Komunës së Tearcës. Sipas dëshmitarëve rasti ka ndodhur mbrëmë pak para orës 24.00 kur një banor i përkatësisë etnike maqedonase është ngjitur në shtyllën para godinës së pushtetit lokal dhe ka hequr flamurin të cilin ka tentuar ta gris. Ngjarja ka shkaktuar reagim tek banorët e alarmuar të cilët janë grumbulluar në vendin e ngjarjes.

“Isha duke dalë nga kafeneja, dëgjova zhurmën dhe pash që flamuri binte, dhe kur u ofrova ai e rrëzoi poshtë dhe e kapi me dorë për ta grisur, atëherë reagova duke pyetur pse e rrëzon flamurin tha nuk e rrëzova,. Pastaj u largua, unë shkova e lajmërova rastin në polici, e pash kush është e kam lajmëruar me emër e di kush është se e kam komshi” tha një dëshmitar.

Kryetari i Komunës së Tearcës, ka dënuar këtë akt, por njëherësh ka bërë thirrje banorëve që të ruajnë gjakftohtësinë, pasi me rastin duhet të merren organet policore. “Veprimi që ka ndodhur është një akt I turpshëm dhe në rastin konkret e dënojmë këtë akt si veprim qyqar.

Qytetarët e rastit kanë të dhëna se cili person e ka kryer dhe me këtë do merren organet e rendit dhe do ndriçojnë rastin” tha Hisen Asani, Kryetar i Komunës së Tearcës. Pas këtij incidenti, persona ende të panjohur për policinë kanë demoluar objektin hotelierik të Lubço Dimovskit i cili ndodhet në afërsi të Komunës.

“Kjo ka ndodhur diku pas orës 1, nuk e di kush e ka bërë pasi kam qenë në gjumë, kafeneja ka qenë e mbyllur, askujt borxh nuk i kam, tani kush do ma paguaj dëmin” tha Lubco Dimovski pronar i lokalit.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, thanë se po punohet për ndriçimin e rastit dhe se kanë njohuri mbi autorin e aktit, por detajet do të kumtohen ditëve në vijim. Ndryshe sipas autoriteteve komunale situata në Komunën e Tearcës është e qetë dhe se rasti nuk ka ndikuar në përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *