Home / Lajme / Maqedoni / Interesim i vogël për legalizimet

Interesim i vogël për legalizimet

17 mars-
Kështu nga pushteti lokal në Tetovë e vlerësojnë ligjin për legalizimin e objekteve pa leje ndërtimi. Sipas udhëqësit të sektorit për urbanizëm në komunën e Tetovës Skender Palloshi, ligji është sjellur në mënyrë të përshpejtuar ndërsa qytetarët nuk janë mirë të informuar për këtë.

Tetovë, 17 mars-Një ligj me mangësi, dhe me shumë vështirësi implementuese.

Kështu nga pushteti lokal në Tetovë e vlerësojnë ligjin për legalizimin e objekteve pa leje ndërtimi. Sipas udhëqësit të sektorit për urbanizëm në komunën e Tetovës Skender Palloshi, ligji është sjellur në mënyrë të përshpejtuar ndërsa qytetarët nuk janë mirë të informuar për këtë.

Komuna ka kërkuar rregullorja me standarde për legalizimet e ndërtimeve pa leje të publikohet sa më shpejtëë. Palloshi, tha se interesimi është shumë i vogël.

Në javën e parë të hyrjes në fuqi të ligjit kërkesë për legalizimin e objekteve kanë parashtruar vetëm 30 qytetarë.
Nga ana e inspektoriatit shtetëror për urbanizëm dhe ndërtim thonë se rregullorja është duke u përgatitur. Ekipe të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve ndërkaq, kanë prezantuar ligjin nëpër tërë vendin duke njoftuar qytetarët për mënyrën e parashtrimit të kërkesës për legalizim.Ndryshe, Ligji për legalizimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë të parregullt, hyri në fuqi në fillim të këtij viti.

Qytetarët kanë mundësi të legalizojnë objektet e parregullta për një euro në metër katror, ndërsa kërkesat do të parashtrohen gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Për një kohë të shkurtë ligji tre herë është ndryshuar. Nga ana e disa kryetarëve të komunave u vlerësua si diskriminues ndaj atyre që objektet i kanë ndërtuar në mënyrë legale.(U.H)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *