Home / Sport / Interi kërkon përmbysje kundër Bayernit, Manchesteri favorit kundër Marsejës

Interi kërkon përmbysje kundër Bayernit, Manchesteri favorit kundër Marsejës

Mesfushori i Bayern Munihut, Bastian Schweinsteiger, ka thënë se nëse klubi i tij e mposht Interin atëherë bavarezët janë më të fortët në Evropë. Edhe trajneri i Interit, Leonardo, shpreson se do të shënojnë fitore në Munih dhe të përmbysin humbjen e ndeshjes së parë.

Deri më tash dihet katër çerekfinalistët e Champions League: Barcelona, Shakhtari, Tottenhami e Schalke. Ndërsa sonte përcaktohen edhe dy çerekfinalistët e ri. Bayerni në stadiumin “Allinz Arena” përballet me kampionin e Evropës, Interin. Bavarezët janë më së të bindur se do të shkojnë më tutje, duke e marrë parasysh rezultatin e ndeshjes së parë, kur mposhtën me 1:0 interistët. Fitorja në ndeshjen e parë është një kapital i madh, megjithatë, janë të matur, sepse Interi është skuadër që di të anulojë këtë rezultat. Mesfushori i Bayern Munihut, Bastian Schweinsteiger ka thënë se nëse klubi i tij e mposht Interin atëherë bavarezët janë më të fortë në Evropë. “Sigurisht se shënuam fitore ndaj Interit padyshim se jemi skuadra më e mirë në Evropë”, është shprehur futbollisti bavarezë. Edhe trajneri i Interit, Leonardo shpreson se do të shënojnë fitore në Munih dhe të përmbysin humbjen e ndeshjes së parë. Ai është i vetëdijshëm se do të jetë sfidë shumë e vështirë, duke e marrë parasysh edhe formën e mirë që po kalon Bayerni në kampionatin gjerman posaçërisht pas fitores 6:0 kundër Hamburgeri SV. Interi në Serie A ka pasur një pranverë shumë më të mirë nga ardhja në krye e Leonardos dhe shpresojnë se nga stadiumi Allianz Arena se do të dalin ballëlartë. Të dyja skuadrat shpresojnë të tregojnë lojë të hapur dhe të ndëshkojnë njëra – tjetrën nga gabimet eventuale. Përparësia është në anën e Bayernit, pasi janë në epërsi me rezultat 1:0, por si gjithnjë të matur dhe do të mundohen të janë të kujdesshëm që mos të pësojnë gol. Kampioni në fuqi i Evropës, nuk se çka të humb pos që të hyjë me të gjitha forcat që të sulmojë për të shënuar sa më parë. Bayern – Inter pritet me kureshtje të madhe, për faktin se vitin e kaluar ishin finalist të Champions League, por qe atëbotë më i suksesshëm ka qenë skuadra italiane, e cila pati ngadhënjyer me rezultat 2:0. Duhet shtuar se shumica e basteve favorizojnë Bayerni ndaj Interit, sikurse edhe Manchester United-in ndaj Marseilles. Në ballafaqimin tjetër, Machester United synon fitore në takim me Marseillen nga Franca. Sfida e parë ka përfunduar me rezultat 0:0, ndërsa në Old Trafford “Djajtë e kuq” do të bëjmë përpjekje të shënojnë fitore sa më të thellë. Trajneri Ferguson është optimist për fitore, por më këmbë në toke, duke mos e nënçmuar për asnjë milimetër rivalin, sepse francezët shumë herë dinë të befasojnë si udhëtues. Marseille më shumë do të mundohet që të mbrohet dhe me kundërsulme të ndëshkojnë anglezët.

Sot

Bayern – Inter 20.45 (1:0)

Manchester Utd – Marseille 20.45 (0:0)

Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *