Home / Lajme / Rajon / Ish-këshilltari i Dacit për të tretën herë fajtor

Ish-këshilltari i Dacit për të tretën herë fajtor

29 mars-
Alishani është dënuar për shkak se më 20 janar të vitit 2003, në kohën sa ishte këshilltar për siguri i ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci, me qëllim të përfitimit material ka mashtruar me qëllim Driton Halilin, djalin e ish-kryetarit të Partisë së Progresit Demokratik të Maqedonisë, duke i dhënë dëshmi false në këmbim të 20 mijë eurove.

Për të tretën herë brenda një viti, Ahmet Alishani është gjetur fajtor për vepra të ndryshme penale të korrupsionit.

Ish-këshilltari i ish-kryeparlamentarit, Nexhat Daci, është gjetur fajtor të hënën nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, për vepër penale të mashtrimit dhe është dënuar me një vit e gjysmë burgim me kusht, njofton Koha Ditore.

Alishani është dënuar për shkak se më 20 janar të vitit 2003, në kohën sa ishte këshilltar për siguri i ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci, me qëllim të përfitimit material ka mashtruar me qëllim Driton Halilin, djalin e ish-kryetarit të Partisë së Progresit Demokratik të Maqedonisë, duke i dhënë dëshmi false në këmbim të 20 mijë eurove.

Sipas aktgjykimit të një kolegji gjyqësor, të udhëhequr nga një gjyqtar i EULEX-it, në këmbim të këtyre parave, Alishani do të përdorë autoritetin e tij për të liruar menjëherë nga Burgu i Dubravës Nevzat Halilin, i dyshuar në Kosovë për terrorizëm.

“Dënimi nuk do të ekzekutohet nëse i dënuari nuk bënë ndonjë vepër tjetër kriminale brenda tre vjetësh. Në të njëjtën kohë Alishani është i obliguar që t’ia kompensojë dëmin e shkaktuar Driton Halilit prej 20 mijë eurosh brenda dy vjetësh”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës.

Arrestimi i Alishanit ishte bërë në kohën kur Nexhat Daci kishte nxjerrë kandidaturën e tij për kryetar. të Lidhjes Demokratike të Kosovës, garë të cilën e kishte humbur ndaj kundërkandidatit të tij, Fatmir Sejdiu.

Më 10 nëntor të vitit të kaluar Alishani është gjetur fajtor së bashku me Nexhat Dacin. Daci ishte shpallur fajtor për dy nga tri vepra penale dhe ishte dënuar me një vit e gjysmë me kusht, pesë vjet pasi kishte rregulluar dhëmbët me porcelan, e kishte blerë syze me para të shtetit. Ndërkaq ish-këshilltari i tij, Ahmet Alishani, ishte dënuar për dhënie të ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale të përvetësimit. Për këtë vepër ai është dënuar me gjashtë muaj burgim.

Një ditë pasi ishte shpallur fajtor bashkë me Nexhat Dacin, më 11 nëntor të vitit të kaluar, Ahmet Alishani ishte dënuar nga një trup gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një vendës për vepër penale të falsifikimit të dokumenteve zyrtare dhe të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, duke e dënuar me dy vjet burg me kusht.

Bashkë me Alishanin fajtore ishte gjetur edhe pronarja e kompanisë “Trade for Aid Interntional” Shefka Shasivari, dhe ish-këshilltare ndërkombëtare në zyrën e Presidentit Ibrahim Rugova, për veprën penale të dhënies së ndihmës në shpërdorim të pozitës zyrtare dhe u dënua me një vit burg.

Trupi gjykues kishte gjetur prova të mjaftueshme edhe për Jusuf Nikçin, ish-drejtor i Buxhetit të Kuvendit të Kosovës duke e dënuar me tre muaj burg për veprën penale të nxitjes së falsifikimit të dokumenteve zyrtare. Ky ish-zyrtar i buxhetit ndërkaq ishte liruar nga akuza për mashtrim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Ndërkohë në tetor të vitit të kaluar Shefka Shasivari ishte dënuar po ashtu me një vit burgim me kusht për vepër penale të mashtrimit.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *