Home / Lajme / Maqedoni / Ish-kryetari i Kushtetueses konfirmohet si ish-spiunë

Ish-kryetari i Kushtetueses konfirmohet si ish-spiunë

4 mars-
“Nuk kam ndërmend të tërhiqem sepse bëhet fjalë për një proces politik. Është fakt se lustrimi në Maqedoni u shndërrua në satanizim dhe po bëhet një pastrim llogarish ku kundërshtari po tentohet që të nxihet”, deklaroi gjykatësi Ivanovski.

Gjykata Supreme ka vërtetuar vendimin se ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete.

Kjo gjykatë bëri sot publike vendimin duke konfirmuar vendimin e Komisionit për lustrimin, i cili disa muaj më parë në bazë të dosjeve të siguruara, vërtetoi se ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete në të kaluarën. Ivanovski në këtë gjykatë kishte dorëzuar ankesën e tij për të rrëzuar vendimin e shpallur kundër tij nga ana e Komisionit për hapjen e dosjeve.

Ivanovski theksoi se do të vazhdojë të mbetet gjykatës në këtë gjykatë edhe pse Ligji nuk lejon që ai të kryejë këtë detyrë.

“Nuk kam ndërmend të tërhiqem sepse bëhet fjalë për një proces politik. Është fakt se lustrimi në Maqedoni u shndërrua në satanizim dhe po bëhet një pastrim llogarish ku kundërshtari po tentohet që të nxihet”, deklaroi gjykatësi Ivanovski.

Ai ka bërë të ditur sërish se ai gjatë periudhës së nxënës i shkollës së mesme ka qenë një viktimë e sistemit të kaluar komunist dhe jo bashkëpunëtor apo spiun.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski është funksionari i vetëm shtetëror në Maqedoni i shpallur nga Komisioni i dosjeve si bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete në të kaluarën e tij. Në rast se ai refuzon të tërhiqet nga detyra, atëherë shkarkimin e tij do ta bëjë Parlamenti.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *