Home / Lajme / Rajon / Klinton: SHBA do vazhdojë që t’i mbështesë shqiptarët

Klinton: SHBA do vazhdojë që t’i mbështesë shqiptarët

15 mars-
Shqiptarët duhet të punojnë së bashku për t’u siguruar që vendi të ecë përpara dhe që ritmi të ruhet.
Nxisim udhëheqësinë politike të Shqipërisë, si në qeveri ashtu edhe në opozitë, që të udhëheqin nëpërmjet llogaridhënies dhe transparencës, dhe të respektojnë dhe të forcojnë sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut.

Me rastin e 20-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, në emër të Presidentit Obama dhe popullit amerikan, sekretarja amerikane e Shtetit, i ka dërguar urimet më të mira popullit tonë.

“Pas një ndërprerje prej 52 vitesh, viti 1991 ishte vërtet një fillim i ri – jo vetëm për marrëdhëniet tona dypalëshe, por edhe për zhvillimin e Shqipërisë si një vend demokratik dhe një partner ndërkombëtar.
Kjo ditë përkujton partneritetin tonë, na kujton përparimin e bërë dhe nënvizon premtimin e së ardhmes së Shqipërisë, sidomos ndërkohë që ju ndërmerrni hapat e nevojshëm për të arritur synimin e anëtarësimit në Bashkimin Europian”, shkruan Klinton.

Sipas saj, edhe gjatë viteve më të errëta të Luftës së Ftohtë, shqiptarët dhe amerikanët nuk i harruan lidhjet e forta të miqësisë mes dy vendeve tona.

“Dhe pas vitit 1991, Shtetet e Bashkuara e mbështetën Shqipërinë teksa ajo filloi rrugën e integrimit në bashkësinë euro-atlantike.

Tani Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe ka treguar një përkushtim të thellë ndaj Aleancës, me një prej kontributeve më të mëdha për frymë në Forcën Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë (ISAF) në Afganistan.

Përkushtimi i Shqipërisë ndaj stabilitetit në rajonin e saj është demonstruar nëpërmjet mbështetjes së saj për shtetin e ri të Kosovës dhe kontributeve për pajtim në Ballkanin Perëndimor”, pohon më tej Klinton.

Duke shtuar se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Ne mirëpritëm vendimin në fund të vitit 2010 për të lejuar shqiptarët të udhëtojnë pa viza kudo në Bashkimin Europian.

Tashmë shqiptarët kanë arritur shumë, por më shumë punë mbetet në rrugën drejt BE-së – dhe ky vit do të jetë me rëndësi kyçe.

Shqiptarët duhet të punojnë së bashku për t’u siguruar që vendi të ecë përpara dhe që ritmi të ruhet.
Nxisim udhëheqësinë politike të Shqipërisë, si në qeveri ashtu edhe në opozitë, që të udhëheqin nëpërmjet llogaridhënies dhe transparencës, dhe të respektojnë dhe të forcojnë sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut.

Kjo është mënyra më e mirë për të demonstruar përkushtimin e tyre ndaj ndërtimit të së ardhmes së sigurt dhe të begatë që populli shqiptar do dhe meriton.

I uroj popullit të Shqipërisë më të mirat teksa vazhdojmë të punojmë së bashku, edhe përtej njëzetë viteve të ardhshme”, përfundon mesazhi i Klintonit.
.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *