Home / Lajme / Maqedoni / Kongresi i PDSH-së më 20 mars

Kongresi i PDSH-së më 20 mars

14 mars-
“Shkaku që solli deri te ky ndryshim është uzurpimi i qëllimshëm i vendit nga ana e BDI-së me aktivitetet e tyre përkujtimore. Ky veprim i qëllimshëm paraqet një tendencë për ta penguar procesin zgjedhor brenda-partiak të PDSH-së, i cili zgjoi interesim dhe fluks të madh të anëtarësimeve të reja”, thonë në PDSH.

Partia Demokratike Shqiptare ka bërë të ditur se Kongresi i 5-të i PDSH-së që u caktua të mbahet me datë 25-26 Mars do të mbahet me datë 20 Mars në Pallatin e Kulturës në Tetovë, transmeton Televizioni Koha në Tetovë.

“Shkaku që solli deri te ky ndryshim është uzurpimi i qëllimshëm i vendit nga ana e BDI-së me aktivitetet e tyre përkujtimore. Ky veprim i qëllimshëm paraqet një tendencë për ta penguar procesin zgjedhor brenda-partiak të PDSH-së, i cili zgjoi interesim dhe fluks të madh të anëtarësimeve të reja.

BDI për momentin e ka mundësinë të uzurpojë një sallë, por përfundimisht e ka të pamundur të uzurpojë hapësirën politike të PDSH-së te shqiptarët e cila dita ditës vetëm se shtohet”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga shërbimi për informim i PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *