Home / Lajme / Maqedoni / Kongresi i PDSH-së më 26 mars

Kongresi i PDSH-së më 26 mars

13 mars-
Deri më tani, për postin e kryetarit të partisë janë shpallur dy kandidatura, ajo e kreut aktual, Menduh Thaçi dhe ish-ministrit të Kulturës, Arifhikmet Xhemaili.

Partia Demokratike Shqiptare informoi sot se më 26 mars do ta organizojë Kongresin e partisë, në të cilin pritet të marrin pjesë rreth 600 delegatë. Deri më tani, për postin e kryetarit të partisë janë shpallur dy kandidatura, ajo e kreut aktual, Menduh Thaçi dhe ish-ministrit të Kulturës, Arifhikmet Xhemaili.

Ndërkohë që, sot në Shkup u mbajt Kuvendi zgjedhor i degës së Partisë Demokratike Shqiptare, ku për kryetar u zgjodh Trim Reka, ndërsa sot bëhet edhe zgjedhja e degës së kësaj partie në Likovë.

Riorganizimi strukturor i PDSH-së në Shkup, si risi sjell shkrirjen e të gjitha degëve të kryeqytetit në një të vetme, në atë të Shkupit.
Ndryshe, këto ditë kuvende në nivel degësh u mbajtën edhe në disa qytete të tjera. Gjatë ditës së djeshme, kuvendarët e kësaj partie në Dibër për kryetar dege zgjodhën Bashkim Selën, ndërsa në Strugë u rizgjodh Zijadin Sela.

Deri më tani, janë mbajtur kuvendet e degëve dhe nëndegëve në Tetovë, Bogovinë, Tearcë, Zhelinë, Bërvenicë, Jegunovcë, Gostivar, Saraj, Dibër, Strugë, Ohër, Dollnen, Krushevë, Likovë, Kumanovë, Karshiakë, Manastir dhe Prespë.

Procesi i riorganizimit në nivel të degëve, po përcillet nga afër nga dy kandidatët për kryetar të partisë, Menduh Thaçi dhe Arifhikmet Xhemaili.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *