Home / Lajme / Maqedoni / Kongresi i pestë i PDSH-së

Kongresi i pestë i PDSH-së

19 mars-
Kongresi I fundit I PDSH-së u mbajt para katër viteve në Strugë, ku pas 12 vitesh në krye të PDSH-së, nga posti iu kryetarit u tërhoq Arbër Xhaferi, për t`ia lëshuar vendin zëvendëskryetarit të atëhershëm Menduh Thaçi.

Partia më e madhe opozitare, Partia Demokratikë Shqiptare Me moton “Lartë e më lartë PDSH”, nesër në Tetovë, do të mban kongresin e saj të pestin me radhë në të cilin do të zgjidhet kryetari i partisë i cili do të udhëheqë në mandatin e ardhshëm katërvjeçarë.

Në garë për kreun e partisë janë kryetarit aktual, Menduh Thaçi dhe ish ministri i kulturës Arifikmet Xhemaili.

Përveç kreut të partisë në këtë kongres do të zgjidhen edhe anëtarët e Kryesisë Qendrore dhe anëtarët e kuvendit Qendror. Me propozim të kreut të ri të partisë, do të zgjidhet edhe sekretari i përgjithshëm si dhe katër nënkryetarët.Në këtë kongres pritet të marrin pjesë më shumë se 600 delegatë nga degët dhe nëndegët e partisë, forumi rinor dhe forumi I gruas.

Gjatë tre javëve të kaluara procesi i zgjedhjeve të brendëshme në PDSH ka përfunduar me sukses kurse nga partia shqiptare në opozitë kanë pohuar se nga ky rifreskim kanë dalur më të fortë dhe më të organizuar.

Është paralajmëruar pjesëmarrja e një sërë personaliteteve të ndryshme nga jeta politike dhe shoqërore nga mbarë trojet shqiptare.

Kongresi I fundit I PDSH-së u mbajt para katër viteve në Strugë, ku pas 12 vitesh në krye të PDSH-së, nga posti iu kryetarit u tërhoq Arbër Xhaferi, për t`ia lëshuar vendin zëvendëskryetarit të atëhershëm Menduh Thaçi.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *