Home / Lajme / Maqedoni / Kongresi i VMRO-DPMNE-së, Gruevski do të rizgjidhet

Kongresi i VMRO-DPMNE-së, Gruevski do të rizgjidhet

5 mars-
Kongresi po mbahet me moton “E Vërteta gjithmonë fiton”, ndërsa kjo moto pritet të jetë edhe pjesë e fushatës zgjedhje për zgjedhjet e paralajmëruara parlamentare.

VMRO-DPMNE sot ka nisur kongresin zgjedhor dyditor, në të cilin pritet që Nikolla Gruevski të rikonfirmohet për një mandat të ri të liderit të kësaj partie.

Kongresi i 14-të i kësaj partie po mbahet në Manastir, ku po marrin pjesë rreth 600 kandidatë partiak, të cilët nesër do të zgjedhin kryetarin e partisë dhe kryesinë e re.

Kongresi po mbahet me moton “E Vërteta gjithmonë fiton”, ndërsa kjo moto pritet të jetë edhe pjesë e fushatës zgjedhje për zgjedhjet e paralajmëruara parlamentare.

Gruevski në garën për kryetar të partisë nuk ka asnjë kundërkandidat. Ai pritet që në fjalimin e tij të përcaktojë betejën për zgjedhjet e parakohshme, duke bërë publike edhe datën e përafërt të mbajtjes së zgjedhjeve, edhe përkundër bojkotit të opozitës. Gruevski u zgjodh lider i VMRO-DPMNE-së në vitin 2003 në kongresin e kësaj partie në Ohër, pas tërheqjes nga kreu i partisë të ish-liderit dhe ish-kryeministrit Lubço Georgievski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *