Home / Sport / Kosova dhe Renova ndahen në paqe pa gola

Kosova dhe Renova ndahen në paqe pa gola

Ndeshja miqësore ndërmjet Përafqësuesës së Kosoëvs dhe skuadrës kampione të Maqedonisë, Renovës, i zhvilluar të dielën në Prishtinë ka përfunduar me rrezultatin e fillimit 0:0. Sipas asaj që thanë pas ndeshjes futbollistët e të dyja palëve, pengesë për lojë më të mirë ka qenë tereni i papërshtatshëm për lojë.

Për futbolldashësit e Kosovës pasditja e së dielës ishte më e veçantë se herëve tjera, pasi edhe tek ne këtë radhë së paku skuadrat elite pushuan aktivitetin e tyre, për ti respektuar datat e lira për përfaqësuese. Ata i lanë hapësirë ndeshjes së Përfaqësueses së Kosovës, e cila pas disa përpjekjeve gjeti për kundërshtare ne fushë, skuadrën e Renovës së Xhepçishtit të Tetovës së Maqedonisë. Megjithatë shkallët e tempullit në kryeqytet edhe kësaj radhe nuk u mbushën tërësisht, vetëm rreth katër mijë shikues ia kishin mësyrë stadiumit të Prishtinës për të parë lojën nga afër, ndoshta pjesa tjetër kanë vendosur të shikojnë nga shtëpitë ndeshjen e parë të transmetuar nga RTV 21, e cila ishte edhe ndeshja e parë futbollistike që u transmetua këtë vit. Ndeshja e djeshme kishte paraparë më parë që përballë Kosovës të jenë futbollistët e Bursasporit, kampion në fuqi e Turqisë, por federata e saj në momentet e fundit e ndaloi skuadrën e saj të vjen në Prishtinë, me motivacion që FFK ende nuk është e pranuar në FIFA.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Renovës u karakterizua me disa raste shënimi nga të dyja palët por pa ia dalur të shënojnë asnjëra palë, që i la të pakënaqur të pranishmit, ndërkohë vlen të theksohet se edhe fusha e vështirë ndikoi që futbollistët të mos e kontrollonin topin si duhet. Pikërisht për shkak të terrenit të vështirë, rastin më të mirë në ndeshje e humbi futbollisti i ST Gallenit, Kristian Nushi. Në minutën e 51-të, nga e djathta mirë depërtoi Alban Rama, ndërkaq pranë portës asistoi për mrekulli te Nushi, i cili edhe pse e kishte portën bosh nuk ia doli të vendos topin në rrjetë. Megjithatë serinë e rasteve të këtij ballafaqimi e nisi Alban Rama, ai në minutën e 9-të, nga distanca gjuajti mbi portë, ndërkaq katër minuta më vonë, Rashkaj provoi nga gjuajtja e lirë, por edhe kjo gjuajtje kaloi mbi tërthorëse. Futbollisti i Renovës, Fisnik Nuhiu në minutën e 25-të u mundua të zë në befasi portierin e Kosovës, Etrit Berisha, por ky i fundit e kuptoi me kohë parabolën e tij. Njëri nga debutuesit e përfaqësueses në këtë takim, Faton Toski në minutën e 33-të, përpak sa nuk shënoi, kur nga goditja e lirë gjuajti drejt portës goditjen së cilës portieri prishtinas Kushtrim Mushica i cili ruajti portën e Renovës, me mund të madh dëboi topin mbi portë që së pari preku edhe korminat e portës. Në minutën e 37-të, në sulm u hodhën kampionët e Maqedonisë, por Jançenovski edhe pse ishte përballë Berishës nuk ia doli të mposhtë atë, i cili e kuptoi goditjen e tij për ta vënë topin në goditje nga këndi. Ndërkaq dy minuta më vonë, Hiseni parabolloi Berishën, por me ndihmën e mbrojtësit të Hysit, Papuçi, numri një i përfaqësues shpëtoi nga më e keqja, që ishte rasti i fundit në gjysmëlojën e parë. Në 45 minutat e dyta regjistruam më pak raste shënimi edhe pse në të dyja kampet u kujdesën për inkuadrimin e futbollistëve të ri, duke i shfrytëzuar nga pesë përkatësisht gjashtë zëvendësime. Tre minuta pasi rifilloi takimi, Avni Pepe, mirë harkoi në zonë, por asnjëri nga sulmuesit tanë nuk ishin sa duhur të vëmendshëm për ta shndërruar atë në asistim për gol, pos rastit të lartpërmendur të Nushit gjatë kësaj kaptine të ndeshjes Alban Rama pati edhe një rast kur përpak sa nuk e shfrytëzoi një gabim të rrallë të mbrojtësve të Renovës, ai edhe pse e zotëroi topin përballë portierit mysafir, ky i fundit ia doli të përmirësoj gabimin e bashkëlojtarit.

Rastin e vetëm gjatë kësaj pjese për djelmoshat e udhëhequr nga trajneri i Kosovës, Bylbyl sokoli, i cili më parë ishte edhe përzgjedhës i Kosovës, e pati lojtari i vetëm me ngjyrë në këtë takim, Abdulla Gaje, i cili një minuta para përfundimit të kohës së rregullt goditi fuqishëm, gjuajtjen e të cilit e ndali zëvendësuesi i Etrit Berishës Valmir Bytyqi. Ndërkaq futbollisti i Prishtinës, Ilir Berisha e mbylli serinë e sulmeve të këtij takimi, kur me kokë u mundua të shënoi golin e vetëm në takim, në minutën e 90-të. Pas përfundimit të këtij takimin, i cili përkundër pritjes nuk rezultoi me gola, akterët e saj si trajnerët po ashtu edhe vetë futbollistët e të dyja palëve e vlerësuan të mirë, por fajësuan terrenin e papërshtatshëm që sipas tyre ishte vendimtar në mos efikasitetin e futbollistëve para portave rivale.

Kosova – Renova 0:0

Stadiumi i qytetit në Prishtinë.

Shikues: 4000.

Gjyqtarë: P. Hasani, S. Berisha, A. Peshteri

Kosova: Berisha (Bytyçi, Skeraj, Papuçi, Kukaj (Berisha), Pepe, Rashkaj (Nallbani), Gashi, Alushi, Toski (Nushi), V. Rama (Lushtaku), A. Rama.

Renova: Mushica, Statovci (Ademi), Nuhiu (Gaje), Gashi (Stepanovski) Emurllahi), Ristov, Ignjatovski, Emini, bajrami, Hiseni (Ismaili), Xhaferi (Gafuri), Jançevski (Emurllahi)

Albert Bunjaki, përzgjedhës i Kosovës:

Së pari i falënderoj lojtarët për angazhimin e tyre në këtë takim, ata ishin paksa të zhgënjyer pas anulimit të ndeshjes me Bursasportin por Renova na ndihmoi shumë me ardhjen e saj këtu që na mundësoi të zhvillojmë këtë ndeshje. Edhe pse futbollistët ishin të kujdesshëm për shkak të fushës së vështirë besoj që publiku ka mbetur i kënaqur me lojën tonë. Për këtë ndeshje kemi ftuar futbollistë të ri dhe jam shumë i kënaqur me angazhimin e tyre, gjithashtu ju them se edhe në ndeshjet e ardhme do të ftojmë të rinjtë tjerë në mënyrë që të provohen të gjithë futbollistët.

Bylbyl Sokoli, trajner i Renovës:

Fusha ishte tejet e papërshtatshme, asnjë ekip i huaj apo përfaqësuese e vendeve tjera nuk do të pranonte të vinte për të zhvilluar ndeshje në këtë terren. Duhet të mendohet seriozisht për rregullimin e kushteve për zhvillimin normal të ndeshjeve. Futbollistët e Renovës treguan potencialin e tyre gjatë kësaj ndeshje, ata kishin disa raste të mira shënimi por për fat nuk i shndërruan në gol. Por edhe përfaqësuesja e Kosovës dëshmoi se përbëhet nga futbollistë të dalluar, përkundër që ndeshja përfundoi pa gola edhe Kosova pati paraqitje të mirë.

Kristian Nushi (Kosova):

Terreni shumë i vështirë për tu kontrolluar topi, unë edhe pse isha përballë portierit nuk ia dolëm të shënoi nga një pozitë që nuk besoj se do të gaboja në ndonjë vend tjetër. Por në atë moment topi ndryshoi kahje si pasoj e së cilës gjuajtjeve krejtësisht të gabueshëm.

Enis Alushi (Kosova)

Rezultati i barabartë nuk na pëlqeu fare, por për shkak të fushës së vështirë nuk ia dolëm të shfaqnim, lojë më të mirë. Nuk duhet ta harrojmë edhe paraqitjen e mirë te Renovës, e cila dëshmoi cilësitë e saj.

Ilir Berisha (Kosova)

Jam shumë i kënaqur që arrita të vesh fanellën e Përfaqësueses së Kosovës, shpresoj që edhe herave tjera ta djersiti këtë fanellë. U dëshpëruam pak pasi nuk ia dolëm të shënojmë fitore, por nganjëherë duhet të pajtohemi edhe me këtë fakt.

Faruk Statovci (Renova)

Jam shumë i kënaqur që sërish mu dha mundësia të luaja para publikut në Kosovës. Shpresoj të mos kenë të zhgënjyer ata pasi terreni i keq na pamundësoi të zhvillonim lojë më të mirë për sy.

Ymer Xhaferi (Renova)

Ishim më të mirë se Kosova, por na pamundësoi fusha e papërshtatshme për lojë që të zhvillojmë lojën tonë. Megjithatë patëm disa raste të mira shënimi por nuk ia dolëm ti konkretizonim, sidomos gjatë pjesës së parë

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *