Home / Sport / Ku do të luajë sezonin e ardhshëm Kaka?

Ku do të luajë sezonin e ardhshëm Kaka?

Ylli Brazilian kaloi tek Real Madrid në vitin 2009 dhe si një investim i miliona eurove nga presidenti Florentino Perez pritej një shkëlqim i tij, që nuk erdhi. Performanca e dobët e Kaka dhe dëmtimet duket se përveç formës së paraqitjes në fushë do të ulin e çmimin e shitjes së tij. 28 vjeçarin e pret një vendim këtë verë kur do të hapen trasfertat e lojtarëve.

Skuadra e Real Madrid është në pritje të ofertave për lojtarin brazilian, Kaka. Në këtë mënyrë duket se skuadra spanjolle pret që në fund të këtij sezoni ta shes këtë lojtarë. Ylli Brazilian kaloi tek Real Madrid në vitin 2009 dhe si një investim i miliona eurove nga presidenti Florentino Perez pritej një shkëlqim i tij, që nuk erdhi. Performanca e dobët e Kaka dhe dëmtimet duket se përveç formës së paraqitjes në fushë do të ulin e çmimin e shitjes së tij. 28 vjeçarin e pret një vendim këtë verë kur do të hapen trasfertat e lojtarëve. Ndonëse në kërkim të tij janë shumë skuadra nuk përjashtohet mundësia që ia të qëndrojë në fund tek Real Madrid, por kjo do të varet shumë nga paraqitja në këtë pjesë të mbetur të sezonit. Milan, Inter, Roma, Manchester City, Chelsea, Blackburn Rovers, Rubin Kazan, Corinthians dhe Sao Paulo dëshirojnë të kenë shërbimet e Kakasë.

Milan?
Kaka nisin karrierën e tij në Evropë me këtë skuadër në Seria A dhe ai ka ende një vend të rëndësishëm tek tifozët e këtij ekipi. Zv.presidenti, Adriano Galiani ka përsëritur se Milan nuk po mendon për të blerë Kaka por skuadra e Milan mund të kënaqet nga një rikthim i heroit të tyre.

Inter?
Fituesit e kampionatit në Itali janë një tjetër opsion për Kaka nëse ai vendos që të rikthehet në Itali. Presidenti Masimo Morati ka bërë të ditur se po monitorohet situata e mesfushorit brazilian tek Real Madrid.

Roma?
Duket e pamundur se ky ekip ka burimet financiare për momentin për të blerë shërbimet e Kaka por situata mund të ndryshojë. Ardhja e trajnerit Karlo Anchelori tek ky ekip mund të jetë një mundësi që braziliani të kalojë tek Roma.

M. City?
Ata ishin gati të paguanin 100 milionë euro për brazilianin para se ai të kalonte nga Milan tek Real Madrid. City nuk është “dorëzuar” në tratativat për të blerë Kaka dhe po ndjekin situatën pasi ky lojtar mund të ishte një plus i madh për luftën e tyre për të fituar titullin në Angli.

Celsi?
Skuadra e Londrës është në kërkim të lojtarëve cilësorë dhe Kaka mund të ishte një blerje e goditur. Prezenca e brazilianë në këtë ekip si David Luiz dhe Ramires mund të jenë një favor në këtë tratativë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *