Home / Sport / ‘Kuqezinjtë’ përgatisin lojë anti-Teteks

‘Kuqezinjtë’ përgatisin lojë anti-Teteks

‘Mendoj se ka ardhur koha të mundim Teteksin. Ne jemi të përgatitur mirë, ndërsa gëzon fakti që forma e ekipit është duke shënuar ngritje. . Shpresoj dhe besoj në fitore të Shkëndijës, ndërsa me këto tre pikë do të bënim një hap të madh drejt titullit të kampionit’, deklaroi mesfushori i Shkëndijës, Izair Emini.

Një javë para derbit të qytetit të Tetovës mes Shkëndijës dhe Teteksit atmsofera dalëngadalë është duke u nxehur. ‘Kuqezinjtë’ janë duke shfrytëzuar pauzën dy javore për të eliminuar gabimet e shfaqura në ndeshjet e fundit. Takimi me rivalin e qytetit ka vlerë të madhe, ndërsa nëse kësaj i’a shtojmë faktin që Shkëndija nuk ka mundur Teteksin nga viti 2002, atëherë takimi fiton në vlerë. Përveç kësaj Teteksi është skuadra e vetme që nuk ka pranuar gol në dy ndeshjet e para me Shkëndijën në këtë sezon, kështu që tani ‘kuqezinjtë’ paralajmërojnë ndërprerjen e këtyre traditave negative. ‘Mendoj se ka ardhur koha të mundim Teteksin. Ne jemi të përgatitur mirë, ndërsa gëzon fakti që forma e ekipit është duke shënuar ngritje. Kemi edhe një javë për tu përgatitur mirë për këtë duel të cilin besoj ta mbyllim në favorin tonë’, foli me optimizëm mesfushori i Shkëndijës Izair Emini, i cili shtoi se këto tre pikë do ta hapin rrugën drejt titullit të kampionit. ‘Ne në çdo takim hyjmë për fitore, ndërsa kundër Teteksit sigurisht që do të jetë njëjtë. Tifozëve tanë u vlen shumë një fitore ndaj rivalëve të qytetit dhe ne do tentojmë ti gëzojmë ato. Mendoj se ka ardhur koha që Teteksit t’ia kthejmë borxhin për dy sfidat paraprake kur nuk u kemi shënuar asnjë gol, ndërsa mendoj se na fituan pa merritë. Shpresoj dhe besoj në fitore të Shkëndijës, ndërsa me këto tre pikë do të bënim një hap të madh drejt titullit të kampionit’, përfundoi numri ‘20’ i Shkëndijës, Izair Emini.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *