Home / Lajme / Maqedoni / Lazim Destani u shpall Qytetar Nderi i Tetovës

Lazim Destani u shpall Qytetar Nderi i Tetovës

9 mars-
Kryetari i Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, pasi ia dorëzoi çmimin Qytetar Nderi z. Lazim Destani tha se familja e tij e sidomos kryefamiljari, Lazim Destani, janë krenaria e këtyre trevave dhe puna e tyre është drejtuar në ngritjen e mirëqenies së banorëve të vendlindjes, por edhe në donimin e disa projekteve që kanë rëndësi jetike për qytetarët.

Kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti ia ka dorëzuar afaristit dhe humanistit tetovarë Lazim Destani çmimin Qytetar Nderi i Tetovës.
Ky çmim më i madh që jep komuna e Tetovës, iu nda z. Lazim Destani për kontributin në sferën e biznesit dhe përkushtimin e përhershëm ndaj vlerave të përbashkëta të qytetit të Tetovës.

Fillimisht para të pranishmëve u shfaq një dokumentar portret për figurën e Lazim Destanit dhe veprimtarinë e tij jetësore. Dokumentari që paraqiste rrugëtimin jetësore të Destanit u realizua nga Alush Kamberi. Fokusimi i filmit dokumentarë ishte tu tregojë të pranishmëve për sfidat e shumta, përkushtimin dhe punën e madhe për të krijuar një varg suksesesh që qëndrojnë në thelb të figurës së humanistit të madh shqiptar z. Lazim Destani.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, pasi ia dorëzoi çmimin Qytetar Nderi z. Lazim Destani tha se familja e tij e sidomos kryefamiljari, Lazim Destani, janë krenaria e këtyre trevave dhe puna e tyre është drejtuar në ngritjen e mirëqenies së banorëve të vendlindjes, por edhe në donimin e disa projekteve që kanë rëndësi jetike për qytetarët.
Pasi pranoi mirënjohjen nga kryetari Bexheti, Lazim Destani i emocionuar para të pranishmëve tha se ”respekti që sot më bëni, duke më dhënë titullin “Qytetar Nderi”, është një privilegj i veçantë. Kjo ngjarje më bën të ndjehem edhe më krenar me qytetin prej ku nisi udha ime e jetës”.
Në vazhdim ai përshkroi kronologjinë e jetës dhe punëve që i kishte kryer, duke shtuar se ”jam larguar nga Sharri shumë i ri, por kurrë nuk më është shuar malli për vendlindjen, për vendin ku i kam të parët e të parëve. Njerëzit e këtyre anëve, gjithmonë e kanë siguruar kafshatën e bukës me djersën e ballit.

Gjithmonë i kanë besuar të drejtës dhe Zotit. Sepse të punosh për atdhe dhe të besosh në fe janë dy gjëra, që nuk të lejojnë kurrë të humbasësh rrugën”, tha z. Destani.

Ai shprehu bindjen se Tetova ka arritur shumë, me ç’rast ka përgëzuar krerët komunal për punën e bërë, duke shtuar se ”të gjithë ne mund dhe duhet të bëjmë edhe më tepër, sepse qyteti me dy universitete e meriton këtë. Prandaj, të bashkohemi me thënien: mos pyet çfarë ka bërë Atdheu për ty, por çfarë ke bërë ti për Atdheun!”
Lazim Destani në fund u zotua se familja e tij gjithmonë do të jetë me bashkëqytetarët e Tetovës.

Ky eveniment i rrallë pati edhe anën artistike. Kështu të pranishmit patën mundësi të ndjekin shumë pika artistike të ekzekutuar nga Ansambli “Isuf Myzyri” nga Elbasani si dhe kori e orkestra e Pallatit të Kulturës në Tetovë.

Një moment mjaft ngazëllues i kësaj mbrëmjeje ishte edhe interpretimi madhështorë i poezisë kushtuar Lazim Destanit interpretuar nga artisti i madh Çun Lajçi, i cili ishte edhe autor i saj. Ai me këtë rast barti një amanet të poetit të madh Azem Shkrelit, i cili siç tha Lajçi, kishte kaluar shumë momente bashkë me Lazim Destanin, kontributi i të cilit në mbështetjen e artistëve kishte qenë i pakursyer.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *