Home / Lajme / Maqedoni / Malli konfiskohet në Tetovë, shpërndahet në Maqedoninë lindore!

Malli konfiskohet në Tetovë, shpërndahet në Maqedoninë lindore!

22 mars-
Mite Kostov kryetar i trupit koordinues për mbrojtje të pronësisë intelektuale pranë qeverisë së Maqedonisë, në pres konferencën e fundit me gazetarë ka premtuar përkthim gjatë pres konferencës por edhe gjatë ditës së martë ai nuk kishte siguruar përkthim, edhe pse i tërë aksioni organizohet nga ky trup koordinativ, nën ombrellën e së cilit janë përfaqësues të ministrisë së Kulturës, inspektor të drejtorisë së të hyrave publike, policia dhe institucione tjera.

Trupi koordinativ i qeverisë për mbrojtje të pronësisë industriale dhe intelektuale, asesi të bindet se pres konferencat e tyre duhet të mbahen edhe në gjuhën shqipe, sidomos kur i mbajnë në Tetovë dhe paraqesin rezultatet e aksioneve në lokalet e shqiptarëve.

Mite Kostov kryetar i trupit koordinues për mbrojtje të pronësisë intelektuale pranë qeverisë së Maqedonisë, në pres konferencën e fundit me gazetarë ka premtuar përkthim gjatë pres konferencës por edhe gjatë ditës së martë ai nuk kishte siguruar përkthim, edhe pse i tërë aksioni organizohet nga ky trup koordinativ, nën ombrellën e së cilit janë përfaqësues të ministrisë së Kulturës, inspektor të drejtorisë së të hyrave publike, policia dhe institucione tjera.

Që skandali të jetë më i madh arsyetimi i Kostovit në pyetjen tonë rreth sigurimit të përthimit në gjuhën shqipe ka qenë se përkthyes duhet të sigurojë Ministria e Punëve të Brendëshme, kurse ai në vend të tyre edhe jep përgjigje, njofton televizioni Koha-Tetovë,

“Ju e dini se nuk ka mjete të mjaftueshme ministria për përkthyes, është krizë”, tha ai. Në këtë rast ai ndërhyn çështje të brendëshme të sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë, e cila sipas informacioneve nuk është organizatore e këtij aksioni, por vetëm mbështetës logjistik.

“Ne japim vetëm logjistik në këtë aksion dhe për mbarëvajtjen pres konferencës kompetencat i ka vetë trupi koordinativ”, thonë në policinë e Tetovë. Ndërkohë, malli i konfiskuar sot në Tetovë, ka irituar pa masë edhe pronarët e butiqeve dhe lokaleve.

Në këtë drejtim ata nuk janë pronocuar para kamerës por vetëm kanë shprehur dyshime se malli i sekuestruar dërgohet nëpër qendra sociale me popullsi shumicë maqedonase dhe u shpërndahet rasteve sociale. (U.H)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *