Home / Lajme / Rajon / Manifestimi “Epopeja e UÇK-së”, OVL-të bojkot

Manifestimi “Epopeja e UÇK-së”, OVL-të bojkot

5 mars-
Shoqatat e dala nga lufta kanë bojkotuar sot manifestimin qendror “ Epopeja e UÇK-së” në shenj revolet për pranin e presidentit Behgjet Pacolli, të cilët ata thonë se nuk e njohin si president pasi sipas tyre ai duhet të jap sqarime për deklaratat e tij dhënë mediave ndërkombëtare. Drejtues të këtyre shoqatave bojkotimin e kishin paralajmëruar dje, ndërsa Pacolli ishte i vendosur dhe morri pjesë në këtë manifestim qe nisi me parakalimin e tij pranë pjesëtarëve të FSK-së .

Nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës sot filloi manifestimi tradicional “Epopeja e UÇK-së” në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Manifestimi nisi me rreshtimin e pjesëtarëve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”, ku ishin të pranishëm presidenti Behgjet Pacolli, kryeministri Hashim Thaçi, ministri I FSK-së, Agim Çeku dhe pjesëtarë të kabinetit qeverisës.

Fjalimet e tyre të rastit me rastin e shënimit të këtij manifestimi i patën presidenti Behgjet Pacolli, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i mbrojtjes Agim Çeku.

Shoqatat e dala nga lufta kanë bojkotuar sot manifestimin qendror “ Epopeja e UÇK-së” në shenj revolet për pranin e presidentit Behgjet Pacolli, të cilët ata thonë se nuk e njohin si president pasi sipas tyre ai duhet të jap sqarime për deklaratat e tij dhënë mediave ndërkombëtare. Drejtues të këtyre shoqatave bojkotimin e kishin paralajmëruar dje, ndërsa Pacolli ishte i vendosur dhe morri pjesë në këtë manifestim qe nisi me parakalimin e tij pranë pjesëtarëve të FSK-së .

Gjatë ditëve të ardhshme pritet organizimi i manifestimeve të ndryshme me rastin e shënimit të 13 vjetorit të rënies së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Manifestimet po organizohen nën patronazhin e Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Hashim Thaçi

Gjithashtu lexo

Dënohet deputeti zviceran që ironizoi me vrasjen e një shqiptari në xhami

Gjykata e Qarkut në Sitten/Sion (Kantoni Valis) ka dënuar deputetin nacional Jean-Luc Ador për diskriminim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *