Home / Lajme / Maqedoni / Maqedoni: Asnjë reagim për vrasjen e ushtarëve amerikan

Maqedoni: Asnjë reagim për vrasjen e ushtarëve amerikan

4 mars-
Institucionet e Republikës së Kosovës dënuan dje aktin e vrasjes, duke shprehur ngushëllime familjeve të të vrarëve dhe gjithë popullit amerikan, Mijëra qytetarë bën homazhe në Prishtinë dhe qytete tjera në Kosovë, me mesazhet se ky akt që nuk përkon me popullin shqiptarë.

Në Maqedoni nuk ka pasur asnjë reagim apo shprehje e homazhit nga spektri politik shqiptar dhe nga shoqëria civile lidhur me vrasjen e dy ushtarëve amerikan nga 21 vjeçari shqiptar nga Kosova.

Derisa në Prishtinë dhe Tiranë faktori politik dhe shoqëria civile e institucione të tjera kanë dënuar aktin e vrasjes së dy ushtarëve amerikan në Aeroportin e Frankfurtit nga Arid Uka nga Mitrovica e Kosovës, në Shkup ka munguar një dënim i këtij akti makabër. Një veprim të tillë dhe shprehje të ngushëllimeve në adresë të shtetit amerikan nuk ka bërë asnjë nga përfaqësuesit e Qeverisë së Maqedonisë, duke përfshirë faktorin shqiptar në Qeveri.

Nga ambasada amerikane në Shkup nuk komentojnë këtë çështje, duke theksuar se megjithatë ka pasur reagime dhe shprehjen e dhembjes për tragjedinë e rëndë me vrasjen e dy ushtarëve amerikan.

Institucionet e Republikës së Kosovës dënuan dje aktin e vrasjes, duke shprehur ngushëllime familjeve të të vrarëve dhe gjithë popullit amerikan, Mijëra qytetarë bën homazhe në Prishtinë dhe qytete tjera në Kosovë, me mesazhet se ky akt që nuk përkon me popullin shqiptarë.

“Ushtari amerikan sublimon, paraqet edhe vlerat e popullit tim, të paqes dhe lirisë së vendit dhe popullit tim. Miqësia jonë është e përjetshme, është shumë e thellë, është miqësi e vlerave euroatlantike”, deklaroi kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili nënshkroi në librin e zisë për ushtarët amerikan të hapur në ambasadën amerikane në Prishtinë.

Qeveria shqiptare në Tiranë ka dënuar ashpër vrasjen, ndërsa kryeministri Sali Berisha theksoi se bëhet fjalë për një veprim terrorist dhe antikombëtar.

“Vrasja e ushtarëve të ushtrisë së shkëlqyer amerikane që ka qenë përcaktuese për lirinë e shqiptarëve në Kosovë është lëndim shumë i rëndë për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë”, është shprehur kryeministri Berisha, duke e cilësuar ate si një akt terrorist të shëmtuar, por dhe një akt të mirëfilltë antishqiptar dhe antikombëtar.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *