Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia dhe Sllovenia vlerësojnë bisedimet Kosovë-Serbi

Maqedonia dhe Sllovenia vlerësojnë bisedimet Kosovë-Serbi

10 mars-“Bashkërisht biseduam edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë i cili duhet të mundësojë kushte për komunikim më të mirë rajonal. Ne vlerësojmë se ky dialog është i rëndësishëm dhe duhet të udhëhiqet në mënyrë të kujdesshme dhe diskrete çka do të ndikonte në avancimin e marrëdhënieve mes dy subjekteve”, deklaroi kryediplomati maqedonas, Antonio Miloshoski.

Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë janë vlerësuar edhe nga ministrat e jashtëm të Maqedonisë dhe Sllovenisë.

Pas një takimit të djeshëm në Shkup ata vlerësuan se ky proces do të ulë tensionet në rajon dhe do të afrojë dy vendet pas konfliktit të madh.

“Bashkërisht biseduam edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë i cili duhet të mundësojë kushte për komunikim më të mirë rajonal. Ne vlerësojmë se ky dialog është i rëndësishëm dhe duhet të udhëhiqet në mënyrë të kujdesshme dhe diskrete çka do të ndikonte në avancimin e marrëdhënieve mes dy subjekteve”, deklaroi kryediplomati maqedonas, Antonio Miloshoski.

Miloshoski ka marrë garanci nga homologu slloven për mbështetje ndaj Shkupit në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së, transmeton Zëri.

“Pas zgjedhjeve një ndër prioritetet kryesore për qeverinë e re duhet të jetë zgjidhja e problemit të emrit. Tejkalimi i këtij problemi do të mundësojë zgjidhjen e problemeve të tjera që lidhen me integrimin e vendit në NATO dhe BE”, tha ministri i Jashtëm slloven, Samuel Zhbogar

Gjithashtu lexo

Themeluesi dhe milioneri i Lëvizjes Besa në konventën e PDSH-së

Themeluesi, ideologu dhe milioneri i Lëvizjes BESA: Adnan Ismaili ( pronar i Logos-A dhe Tv …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *