Home / Sport / Mario Baloteli: Ronaldo idhulli im, heq dorë nga “çmenduritë e mia”

Mario Baloteli: Ronaldo idhulli im, heq dorë nga “çmenduritë e mia”

Futbollisti i Mançester City dhe anëtar i kombëtares italiane, Mario Baloteli, beson se legjenda braziliane, Ronaldo, mund të jetë njeriu i cili do të mund t’i ndihmonte të fillojë një faqe të re në karrierën e tij.

Baloteli është lënë jashtë skuadrës kombëtare për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Ukrainës, kurse javët e fundit është vënë në shënjestër të kritikave dhe tashmë karriera e tij është duke shkuar drejt rënies. Mario kërkon ndihmë dhe e di se kush mund të jetë shpëtimtari i tij.
“Më prezantoni me Ronaldon dhe ju premtoj se do të jem i mirë deri në fund të karrierës sime. Kurrë nuk e kam takuar, prandaj është e mundshme që idhulli im ta ndryshojë mënyrën e të menduarit tim. Ka shumë futbollistë të mirë, por Ronaldo është njëri nga më të mëdhenjtë. Sidoqoftë, unë po sillem më mirë kohët e fundit. Ndodh që bëj ndonjë gjë të ‘çmendur’, por së shpejti do ta shihni Marion e vërtetë në fushën e gjelbër”, ka thënë Baloteli.
Mediat italiane spekulojnë se ai mund të kthehet në Serie A në edicionin e ardhshëm, pasi për shërbimet e tij janë të interesuara Milani dhe Napoli, mirëpo Baloteli nuk dëshiron të largohet nga Mançester City.
“Do të blija një shtëpi në Napoli dhe do të shkoja për pushime, por nuk dua të luaj aty. Asgjë nuk do të ketë as nga interesimi i Milanit. Kam kontratë me Mançester Sitin për 5 vjet. Ku mendoni se do të shkoj?”, ka përfunduar futbollisti kontrovers italian me origjinë ganeze, Mario Baloteli.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *