Home / Sport / Metalurgu dhe Renova diskutojnë vendin e dytë

Metalurgu dhe Renova diskutojnë vendin e dytë

‘Po është e vërtetë se do të jetë e çuditshme të jem në taborin kundërshtar të Renovës, pasi deri dje luaja për këtë skuadër. Mbaj kujtime të mira nga paraqitjet në këtë ekip, me të cilët vitin e kaluar fituam titullin e kampionit dhe këtë periudhë nuk do ta haroj kurrë. Megjithatë tani dua tre pikë me Metalurgun’, shprehet mbrojtësi i majtë Agron Memedi.

Skuadrat elitare të futbollit të Maqedonisë nuk kanë kohë për pushim pasi që në mesjavë do të jenë aktive, pasi duhet të zhvillojnë ndeshjet e javës së 21. Pesë takime zhvillohen të martën në të cilat bie në sy sfida mes Metalurgut dhe Renovës që do të zhvillohet në stadiumin në Autokomandë të Shkupit. Të dyja ekipet me nga 35 pikë ndajnë pozitën e dytë dhe tani kërkojnë fitore për të qëndruar në hap me Shkëndijën, e cila udhëheq renditjen tabelare. Metalurgu është në formë të mirë pas në pranverë ka efekt të 100 % pasi mundi Pelsiterin 4:1 dhe së fundmi Sileksin 1:0. Në anën tjetër Renova nuk arrin të gjejë formën e vërtetë, pasi së pari u mund 3:1 nga Bregallnica, ndërsa të shtunën shmangën debaklin në fushë të vet nga Rabotniçki, duke nxjerë rrezultat të barabartë 1:1. Mbrojtësi i majtë Agron Memedi i cili në afatin e janarit braktisi rradhët e Renovës, për të kaluar në taborin e Metalurgut, tani për herë të parë do të jetë përballë ish-skuadrës së tij. ‘Po është e vërtetë se do të jetë e çuditshme të jem në taborin kundërshtar të Renovës, pasi deri dje luaja për këtë skuadër. Mbaj kujtime të mira nga paraqitjet në këtë ekip, me të cilët vitin e kaluar fituam titullin e kampionit dhe këtë periudhë nuk do ta haroj kurrë’, shprehet Memedi, i cili shton se tani është i fokusuar te paraqitjet me Metalurgun me të cilët kërkon vetëm suksese. ‘Ne jemi profesionistë dhe sigurojmë egzistencën nga futbolli, kështu që tani unë dua suksese me ekipin tim aktual Metalurgun. Renova është ekip cilësor, që për momentin kanë një krizë të vogël, mirëpo ne respektojmë maksimalisht ata. Megjithatë ne mendojmë vetëm për fitore dhe mendoj se për momentin jemi në formë të mirë për të arritur një gjë të tillë’, përfundoi Memedi. Ndërkohë nga tabori i Renovës paralajmërojnë lojë për tre pikë. ‘Ne nuk nisëm sezonin pranveror sipas asaj që kishim pritur, kështu që është momenti për tu rrikthyer formës së vërtetë. Ekipi nuk po luan mirë, mirëpo mendojmë se përballja me Metalurgun është momenti i vërtetë për të bërë kthesë pozitive. Si në çdo ndeshje edhe tani shkojmë për fitore dhe shpresojmë që me pak fat të arrijmë një gjë të tillë’, deklaroi drejtori sportiv i Renovës, Lirim Sahiti. Në ndeshjet tjera Rabotniçki në fushë të vet pret Horizont Turnovën ndaj të cilëve do të kërkojnë fitoren e parë në pranverë, pas dy barazimeve paraprake. Sileksi takohet me Pelisterin, Bregallnica pret Vardarin, ndërsa në Tetovë Teteksi do të ndeshet me Skopjen. Java e 21-të mbyllet të mërkurën kur në program është sfida mes Shkëndijës dhe Napredokut.

DYSHET E JAVËS SË 21:
Metalurgu-Renova
Rabotniçki-Horizonti
Sileksi-Pelisteri
Bregallnica-Vardari
Teteksi-Skopje
Shkëndija-Napredoku

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *