Home / Sport / Metalurgu mundi Renovën

Metalurgu mundi Renovën

Ndeshja kryesore e javës së 21 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Metalurgut dhe Renovës i ka takuar skuadrës shkupjane, të cilët fituam e dy gola të vonshëm. Takimi u përcoll me ndeshje të dobët nga të dyja palët, mirëpo një super-gol i Kërstevit nga goditja e dënimit zhbllokoi vendasit, të cilët më vonë sollën edhe një tjetër gol.

Skuadra e Metalurgut në ndeshjen derbi të javës së 21, në shtëpi të saj arriti të shënoj fitore të çmuar ndaj Renovës duke e fituar me rezultatin 2:0. Vendasit arritën deri tek fitorja në 10 minutat e fundit të pjesës së dytë me golat e shënuar nga ana Krstevit në minutën e 85 dhe Karçevit në atë të 89. Në terminin e njejtë zhvillohej edhe ndeshja Rabotniçki – Turnova, ku vendasit shënuan fitore të çmuar me golat Qumbevit në minutën e 15 dhe në minutën e 60 me anë të Andonovit. Golin e vetëm dhe të nderit për futbollistët nga Strumica e shënoi në fund të ndeshjes Lazarevski. Skuadra e Shkëndijës gjatë ditës së mërkurë do të luaj ndeshjen ndaj Napredokut. I vetmi rezultat që duhet të arrihet është fitorja për shkak se Metalurgu dhe Rabotniçki do të jenë këto dy skuadra që do ta ndjekin hap pas hapi duke shpresuar në “kiks” të “kuq e zinjëve”.

Java e 21 rezultatet :
Bregallnica – Vardar 0:0
Metalurg – Renova 2 :0
Rabotniçki – Turnova 2:1
Sileksi – Pelisteri 2:1
Teteks – Skopje 2:1

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *